Ndërron jetë ‘Daja’, ishte arrestuar për grabitjen në Aeroportin e Rinasit

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës, Ragip Hajdini, i njohur si “Daja” nga Kosova, i arrestuar për grabitjen e 9 prillit 2019 në Aeroportin e Rinasit.

50-vjeçari prej disa ditësh është i shtruar në spital pasi vuan nga një sëmundje e rëndë. Mëngjesin e sotëm ishin familjarët për ta takuar, por nuk u lejuan nga bluzat e bardha për shkak të pandemisë.

Hajdini ishte personi i gjashtë i arrestuar për grabitjen e parave në Rinas më 9 prill 2019. Ai u arrestua te “Shkëmbi i Kavajës” në një pronë të tijën.

Emri i 50-vjeçarit nga Peja përmend nga i penduari i drejtësisë për këtë ngjarje, Alkond Bengasi. Ai ka rrëfyer se e kishte pare disa herë Hajdinin në shoqërinë edhe të Admir Muratajt.

Bengasi ka rrefyer se për herë të parë me Dajën ishin takuar tek një lokal pranë Shkëmbit të Kavajes, 6 muaj më parë, së bashku me Klement Çalen, Admir Muratajn e persona të tjerë.

Por 50 vjeçari kosovar i ka mohuar akuzat dhe është shprehur se ditën e grabitjes ka qenë në një lokal në Kavajë.

Gjithashtu burimet kanë bërë me dije se Hajdini ka marrë pjesç edhe në varrimin e Admir Murataj në Tropojë. Për grabitjen e Rinasit janë arrestuar vëllezçrit Eldi dhe  Klement Çala, Oltion Veseli Elton Pikli, Saimir Çela, Renaldo Sula, Alkond Bengasi, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim Talo Çela.

Artikulli paraprakVideo/ Tabaku publikon mashtrimet e Ramës për biznesin e vogël: Ramavirusi, gënjeshtari patologjik që tall bizneset dhe shqiptarët
Artikulli tjetërNaftëtarët e Ballshit në protestë: Qeveria po na mashtron! Jemi në gjendje të mjèrueshme, kemi mbetur mes 4 rrugëve