Mustafaj flet për qëndrimin e Fleckenstein ndaj Kryemadhit: Gjuha e tij është si gjuha e Ramës!

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi deklaratën e raportuesit për Shqipërinë, Knut Fleckenstein të bërë sot pas takimeve në Tiranë me përfaqësues të mazhorancës e opozitës. Ndërsa Fleckenstein tha se ishte zhgënjyer me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin.
“Zonja Kryemadhi ka shprehur vetëm vendosmërinë për të mos u kthyer mbrapsht, me gjuhën e saj të drejtpërdrejtë ka shprehur se Shqipëria është e shqiptarëve dhe këtu vendosim ne. Kjo i jep rast Fleckenstein të shprehet për të. Ajo nuk është liderja e opozitës është krahu i opozitës, pra do ishte më e vështirë që ai të fliste për Bashën. Gjuha e tij është si gjuha e Ramës, konfirmon qëndrimet e njëanshme. Ai në asnjë rast nuk ka dalë nga simpatitë e tij si socialdemokrat”.
Mustafaj thotë se ndërkombëtarët zgjedhin të bëjnë gjënë më të lehtë, t’i bëjnë presion palës më të dobët, në këtë rast opozitës.
“Gjithmonë është më e lehtë t’i bësh presion opozitës, këtë rrugë xgjedhin ndërkombëtarët, më të lëhtën por edhe për faktin se është opozita ajo që ka braktisur parlamentin. Nuk ka ndonjë surprizë në sjelljen e tyre”, u shpreh ai.

Megjithatë, Mustafaj këshillon se opozita duhet të tregohet shumë e durueshme me ta.
“Nga opozita kërkohet një gjë esenciale, durimi. Nuk duhet aspak nervozizëm me ndërkombëtarët, pra duhet të jenë të durueshëm. Të bëjnë atë që se kanë bërë më parë, shpjegimin me argumente të vendimit të tyre. Pra, të tregojnë me fakte se masa ekstreme e marrë prej tyre nuk është kaprico”,- shtoi Mustafaj.
Rrezikun e mos hapjes së negociatave, ish-ministri i Jashtëm Mustafaj nuk e lidh aspak me vendimin ekstrem të opozitës.
“Vendimi për çeljen e negociatave merret nga Këshilli i Ministrave të BE. Dekarata për gotën që shihet herë gjysmë plot dhe herë gjysëm bosh trego se ky vendim do jetë negativ edhe në qershor, çfarëdo që të bëjë Shqipëria. Ministrat e jashtëm janë të njëjtët, asnjëri nuk ka ndryshuar, ashtu siç nuk kanë ndryshaur edhe opinionet e tyre”, tha Mustafaj.

Mustafaj i cilësoi tejet të rëndësishme zgjedhjet që do të mbahen në Tuz të Malit të Zi të dielën e 3 marsit.
Mustafaj tha se për herë të parë tre forcat politike shqiptare atje kanë dalë me një listë të vetme dhe ka shumë gjasa që të zgjedhjet një kandidat shqiptar. Por përveç kësaj, Tuzi, siç tha Mustafaj për herë të parë shpallet komunë e pavarur me të drejta të plota.
“Është një moment shumë i rëndësishëm për shqiptarët e Malit të Zi, shumë i rëndësishëm se realizohet një ëndërr shumë e gjatë e shqiptarëve të Tuzit dhe malësisë përreth për të pasur Tuzin komunë të pavarur me të drejta të plota, sepse deri tani Tuzi ka qenë pjesë e komunës së Podgoricës. Kjo për arsye se Gjukanovicit i duhej vota e shqiptarëve dhe malazezëve për të mundur kandidatët pro serbë që ishin për Bashkinë e Podgoricës. E dyta është shumë e rëndësishme sepse për herë të parë shohim përfaqësuesit e të tre forcave politike të shqiptarëve, Aleancën për Shqiptarët, Unionin Demokratik të Shqiptarëve dhe Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve të dalin me një listë të përbashkët. Po i japin një shembull pjekurie për tu ngritur mbi egot e tyre absurde, por reale, për të ndërtuar një listë të përbashkët e cila do të minimizojë firot e votave. Dhe këta si komuniteti më i rëndësishëm numerikisht i kanë të gjitha shanset të marrin kryetarin e bashkisë së Tuzit. E treta, diaspora e Malit të Zi është ankuar gjithmonë. Tani e kanë një rast të tregojnë veten dhe të shkojnë të votojnë, ia kanë borxh vendlindjes”, tha Mustafaj.

tuzi

 

Artikulli paraprak“Vatra” në krye të Diasporës që refuzon Samitin farsë të qeverisë Rama
Artikulli tjetërStudentët “luftë” për një abone…