Murinjo kërkon yllin e Realit për De Gean

Drejtuesit e Real Madridit sërish kanë shfaqur interesim që ta transferojnë David de Gea nga Manchester United. Sipas “Don Balon”, “Djajtë e Kuq” nuk duan që ta shesin portierin e tyre. Por, nëse situata ndryshon në ditët e ardhshme, atëherë Jose Murinjo ka një kërkesë.
Thuhet se strategu portugez për ta liruar De Gean do të kërkojë nga Real Madridi mbrojtësin francez, Raphael Varane. Mbetet të shihet nëse Los Blancos do ta pranojnë propozimin e ekipit nga Premierliga apo transferimi i De Geas në Real do të dështojë sikurse në vitin 2015.

Artikulli paraprakValdet Rama transferohet në Kinë
Artikulli tjetërChelsea dhe Liverpool vijojnë betejën për Aubameyang