Murinjo fton Kluivert te United

Justin Kluivert është një nga objektivat kryesorë të Jose Murinjos për merkaton e verës. Gjatë festimit për titullin e Europa League, trajneri i Manchester United ka zhvilluar një bisedë në fushën e lojës me yllin e Ajax, ku portugezi i ka komunikuar se e dëshiron në skuadër. Më tej Mou mësohet t’i ketë thënë sulmuesit 18-vjeçar se së bashku mund të shkruajnë historinë duke fituar tituj. Në fund trajneri i ka pohuar Kluivert se më 2018-ën e shikon me fanellën e “Djajve të Kuq” duke fituar Champions dhe Premier League.

Artikulli paraprakNishani uron Muajin e Ramazanit: Sakrificat tuaja jetësojnë mrekullinë e besimit!
Artikulli tjetërSassuolo, Inzaghi pasuesi i Di Francesco