Mungon medikamenti jetëshpëtues në QSUT

Deputeti demokrat Bardh Spahia përmes një komenti në rrjetet sociale ka denoncuar mungesën e Trinitrinës, një medikant jetëshpëtues në goditjet e zemrës. Sipas informacioneve nga kolegët e Urgjencës së Tiranës, prej më shumë se dy javësh në këtë urgjencë mungon Trinitrina (nitroglicerina), një medikament jetëshpëtues. Trinitrina është medikamenti kryesor në rastet me angina pectoris dhe infarkt akut të miokardit. Sipas informacioneve edhe në spitale ka mungesa të trinitrinës”, denoncim i deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Në tetor të 2015-ës është denoncuar në mënyrë të vazhdueshme mungesa e trinitrinës në Urgjencën e Tiranës. Denoncimi që u bë nga vetë mjekët, të cilët punojnë në Urgjencën e Kardiologjisë në QSUT. Sipas tyre në këto raste pacientët me sëmundje të zemrës trajtohen me barna alternative.

Artikulli paraprakDeeuroizimi dhe volumi i ulët tregtar çojnë euron në nivelin më të ulët të 10 viteve
Artikulli tjetërKoncesionet që shqetësojnë FMN