“MSN” me ritëm rekordesh

Të mërkurën “Camp Nou” e viziton Atletico e Madridit për javën e 5-të të Primera Division. Një sfidë delikate për Barcelonën, që nuk mund t’ia lejojë vetes një tjetër hap të gabuar pas humbjes 1-2 me Deportivo Alavesh. Ragimi i blaugranave në fakt pas atij rezultati të papritur ishte i menjëhershëm: Formacioni i Enriques me tredhëmbëshin e famshëm në fushë Mesi – Suarez – Neymar, shkatërroi 7-0 Celticun në Champions si dhe mundi lehtësisht 1-5 Leganes në La Liga. Në dy ndeshjet e para ku ishin të tre titullare Lionel Mesi, Luis Suarez dhe Neymar u kanë shkaktuar probleme të mëdha mbrojtjeve kundërshtare, duke shënuar 10 gola, ndërsa dy finalizime mbajnë firmën e Andres Iniestës dhe Rafinas. MSN e kanë nisur frikshëm sezonin, asi deri tani ka mundur tredhëmbëshi i Barcës të realizojë në total 17 gola. Mesi ka shënuar 8 herë, Suarez 7 dhe Neymar 2. Nuk duhet harruar fakti, se braziliani ka qenë i grumbulluar me Brazilin dhe është aktivizuar në vetëm tre ndeshjet e fundit me Barcelonën.
Sezonin e kaluar tredhëmbësi i Barcës theu rekordin me 131 gola në total, ndërsa një vit më parë në sezonin debutues të Suarezit u ndalën në shifrën e 122 golave. Efikasiteti i MSN-së në këtë sezon që sapo ka nisur është i pabesueshëm. Deri më 19 shtator të 2015 ishte ndalur në tetë gola, ndërsa në të njëjtën datë të 2014-ës ishte shënuar vetëm 4 gola.
Mesi, Suarez dhe Neymar, kanë mundur të shënojnë që të tre në 16 ndeshje të Barcelonës. Nga 7 herë ka ndodhur gjatë dy sezoneve të parë që kanë luajtur së bashku, ndërsa dy herë në sezonin aktual. Mesi dhe Suarez janë aktualisht golashënuesit më të mirë të La Ligas me nga katër finalizime. Në fakt, po kaq gola kanë shënuar edhe Griezmann i Atleticos së Madridit dhe Ruben Castro i Betisit. Në Champions, argjentinasi kryeson me 3 gola bashkë me Agueron e Manchester Cityt. 29-vjeçari e ka nisur sezonin me ritëm të shfrenuar, pse jo duke hedhur bazat për një tjetër Top të Artë, sigurisht nëse do të fitojë të tjerë trofe me Barcelonën.

Artikulli paraprakJuventusi me më pak “uri”
Artikulli tjetërToti nuk shpëton dot Romën