Mourinho përgjigjet nëse kishte folur me Zidane: Pyet djalin mbrapa teje…

Duke folur përpara gazetarëve të hënën para ndeshjes së Champions League ndaj Valencias, Mourinho iu është përgjigjur me sarkazmën e tij karakteristike pyetjeve rreth mundësisë së shkarkimit dhe telefonatës së tij me Zidane.
“Java e Champions League është një javë e mirë, edhe nëse pret që ndeshje të vështirë me kundërshtar të vështirë. Arsyeja se përse nuk fitojmë ndeshje është e njëjta me atë përse fitojmë ndeshje. Performanca në fushë është e ulët për disa arsye”.
Kur u pyet për vështirësitë që po has me të ardhmen e tij te United, Mourinho ka thënë:
“Kjo është private, unë nuk po të pyes ty se me kë ke folur në telefon këtë mëngjes”.
Pyetjes a është puna e tij në rrezik, tekniku i është përgjigjur: “Jo, nuk mendoj kështu”.
Pyetjes nëse kishte folur me Zidane ai i është përgjigjur: “Pyet djalin mbrapa teje, ai e ka shkruar këtë”.

United-Juventus mund të ketë një surprizë të madhe
Jose Mourinho po ecën mbi akull të thyer te Manchester United, me “Djajtë e Kuq” që po kalojnë momentin më të keq në javët e para të Premier League, në 29 vitet e fundit.
Sipas “Daily Mail”, “Special One” mund të shkarkohet nëse Manchester United humbet kundër Valencia-s në ndeshjen e kësaj të marte në Champions League, që do të luhet në “Old Trafford”.
Manchester United fitoi ndeshjen e parë të fazës me grupe kundër Young Boys, por një humbje në shtëpi kundër spanjollëve do të mund t’i kushtonte vendin ish trajnerit të Inter-it.
Mourinho ka një kontratë prej 17 milionë dollarësh në vit me Manchester United. Ai rinovoi në janar dhe marrëveshja e tij e re me gjigantët e Premier League përfundon në 2020-ën.
Juventus po e monitoron nga afër situatën e “Special One”, teksa “Zonja e Vjetër” do të përballet me United në 23 tetor, ndërsa “Djajtë e Kuq” do të luajnë në “Allianz Stadium” më 7 nëntor.

Artikulli paraprakShefi i Policisë tapë në timon, përplas tre makina: “Nuk kisha pirë dhe aq shumë”!
Artikulli tjetërDenoncimi i Berishës: Kryebashkiku i Fierit me të vëllanë kanë zaptuar Lagunën e Nartës!