Morata: Zidane më tha të qëndroja

Álvaro Morata (26 vjeç) ia ka dalë të triumfojë edhe në Premier League. Ai është sulmuesi i padiskutueshëm i Chelsea. Në Angli ka gjetur vazhdimësinë, që nuk e ka pasur te Real Madridi, për të cilin e deklaron veten si një ndjekës besnik dhe i dëshiron më të mirën. Lidhur me faktorët përcaktues për largimin e tij nga Real Madridi, Morata tha: “Në fund të fundit, i vetmi faktor vendimtar është se unë kisha nevojë për diçka që Real Madridi nuk mundi të ma japë. Po të vazhdoja të rrija te Real Madridi nuk do të kisha mundësi që të luaja çdo të dielë. Real Madridi është Real Madridi dhe çdo lojtar dëshiron të jetë pjesë e tij, ndaj natyrshëm lind pyetja: Pse të dëshiroja të largohesha që aty?
Duhet të luaj, asgjë më shumë. Unë kam luftuar gjithë jetën time për të luajtur, për të qenë te Real Madridi, sepse përpiqem të jem në formacionin fillestar. Kam nevojë për të luajtur dhe te Chelsea kam gjetur atë, që e kam të nevojshme. Po Zidane, a më ka kërkuar që të qëndroj? Unë do të jem mirënjohës gjatë gjithë jetës time për Zidane, sepse më dha mundësinë për të fituar një tjetër Champions dhe për të luajtur me Real Madridin. Ai më tha: Álvaro, e kuptoj që, nëse doni të luani dhe të keni vazhdimësi, ka kuptim logjika e largimit. Ai më tha që, nëse doja të qëndroja, ishte i lumtur, por gjithashtu kishte shumë opsione në sulm. Vendosa që ishte më mirë të largohesha, sepse kisha përpara një Kupë Botërore dhe dëshiroja të isha në të.
Dua të jem i rëndësishëm për Spanjën dhe për këtë duhet të kem një vazhdimësi, çka është ajo që po bëj te Chelsea. A do të pendohem? Nuk do të kem keqardhje që vendosa të shkoj në një klub si Chelsea. Do të doja të isha te Chelsea gjatë gjithë kohës. Ju nuk duhet të pendoheni për asgjë në jetë. Të gjitha hapat që kam ndërmarrë në karrierën time më kanë shërbyer për diçka, kam mësuar. Kam fituar në Itali, kam fituar te Real Madridi dhe ndihesha i rëndësishëm. Tani kam sfidën që të jem një kampion edhe në Angli. Ky është qëllimi im: të fitoj Premier League dhe hyni në historinë e spanjollëve, që kanë fituar titullin në të tria vendet”, u shpreh Morata.

Artikulli paraprakOzil te Barcelona?
Artikulli tjetërTavecchio në telashe pa fund