Mjeku tërheq vëmendjen: Qytetarët po bëjnë një gabim të rëndë si italianët

Pas vendimit të qeverisë, për të bllokuar hyrjen dhe daljen e mjeteve nga Tirana mëngjesin e së premtes, mjeku Pëllumb Pipero tha se, largimi i qytetarëve nga Tirana është një vendim i gabuar dhe shumë i rëndë. Mjeku e krahasoi këtë me sjelljen e italianëve, kur nisi të shfaqet koronavirusi.

“Me qindra automjete apo shqiptarë kanë udhëtuar nga Tirana në drejtim të Korçës apo Shkodrës dhe Lezhës për fundjavë. Besoj se po bëjnë një gabim shumë të rëndë dhe është gabimi që bëri dhe Italia që në fazat e parë të kësaj epidemie, duke lejuar që veriun të ikte në jug.

Përmes jush bëj një thirrje tjetër. Mirë që kanë vajtur po të paktën të jepet një urdhër i prerë që nesër të mos hapet asnjë shërbim. Është një gabim shumë i madh në këtë situatë. Gjysma e Tiranës mund të jetë në Pogradec nesër, është shumë gabim”, tha infeksionisti i njohur në “Opinion”.

Artikulli paraprakSi vepron koronavirusi pasi hyn në trupin e njeriut, hap pas hapi deri në…
Artikulli tjetërRritet ndjeshën numri i të prekurve me koronavirus, shkon në 33 numri