Mjeku shpërthen ndaj Ramës: Mjaft me propagandë shkatërruese, mashtrimi nuk e ul panikun

‘Ushtria qeveritare e propagandës mashtruese vazhdon, marshimin e saj me një furi të pa shoq. Për t’i bërë sa më të besueshme mashtrimet e tyre kanë filluar dhe përdorin mjek “profesionist” dhe “specialist” të cilët kallot më të mëdha i kanë në gjuhë.

Mashtrime të pa fund për të mbuluar dështimin dhe pamundësitë e kësaj qeverie për të minimizuar sa do pak përhapjen e coronavirus në popullsinë tonë vunerabile.

Dua t’ju them se mashtrimi nuk e ul panikun, por e shton atë, dhe frika jonë është se do ta kthejë atë në një revoltë të pa kontrollueshme.

Unë me anë të një letre të hapur, para ca ditësh, i jam drejtuar ministres Manastirliu, i kërkova me përgjërim mbrojtjen e stafit mjekësor,icili është në linjen e parë të përballjes me coronavirusin, por si e rrethuar me një armatë (ç) profesionistësh as nuk e ka në mend ta marrë parasyshë këtë thirrje.

Nuk i kërkova as më shumë as më pak, veçse zbatimin me rigorozitet të kërkesave të parashtruara nga OBSH-ja. Përsëri e përsëris: i gjithë stafi i vijës së parë, mjekë, infermerë, shoferë ambulancash, transportues, analistë laboratoresh etj, janë shumë të ekspozuar, nuk kanë asnjë masë mbrojtëse, sipas kërkesave të OBSH-së.

Në këtë rast më ngelet vetëm ti lutem Zotit “ki mëshirë, sepse pjesa me e madhe e tyre janë të pa faj”.

Kam një lutje për të gjitha studiot televizive, boll me gastorët politik nëpër studio. Kursejani këtij populli, të paktën kësaj radhe këtë shou grotesk me to nëpër studio. Ftoni njerëz me integritet profesional e që mund të ndihmojnë sado pak në përballimin e kësaj situate aspak të lehtë, por e cila me përpiekje serioze mund të kalohet me sa më pak dhimbje.

Shtojni sa më shum spotet publicitare për informimin e popullatës mbi masat që duhet të përdorin për t’u ruajtur dhe për t’u vetëmbrojtur.

Thirrjen kryesore e kam për qeverinë, grupet e emergjencës civile për përballimin e kësaj situate, bashkitë:

Filloni me dizinfektimin e institucioneve, shkollave, kopshteve, çerdheve dhe çdo lloj ambient të përbashkët, sepse tani është koha e duhur dhe çdo vonesë do paguhet shumë rëndë.

Mos i neglizhoni këto thirrje ju lutem./ Dr. Ilir Pecnikaj

Artikulli paraprakSos! E infektuara me Covid-19 prej disa ditësh në spitalin e Durrësit, nuk transportohet në Tiranë
Artikulli tjetërMaskat e skaduara, reagon mjeku i njohur: Humbin efektin mbrojtës dhe…