Mjekët paralajmërojnë protestë ndaj pushimit nga puna të dr.Ilir Allkja

Nga Erion DASHO 

FTESË PËR REAGIM!

Me pushimin nga puna të Dr. Ilir Allkja në 30 dhjetor, drejtori klarinetist i QSUT-së synon të bëjë një goditje të dyfishtë. Ai heq qafe një zë kundër menaxhimit skandaloz të epidemisë nga ana e QSUT-së por njëkohësisht e bën këtë në momentin kur reagimi i opinionit publik dhe atij mjekësor pritet të jetë më i dobët për shkak të festave të fundvitit.

Kjo goditje djallëzore duhet të marrë përgjigjen e mjekëve jo vetëm në QSUT, por në të gjithë vendin. Nuk ka rëndësi nëse jeni dakord apo jo me problemet që ngre Dr. Iliri. Mjekët, ndër të paktët intelektualë që i kanë ngelur këtij vendi, duhet të udhëhiqen nga thënia madhështore “Mund të mos jem dakord me mendimin tënd, por do të luftoj deri në vdekje që ti ta thuash atë”!

Një protestë para zyrës së klarinetistit, një protestë para ministrisë së shëndetësisë, një grevë qoftë edhe njëorëshe, një peticion në median sociale, etj. do të ishin reagime të pritshme nga komuniteti i kolegëve!

Një koleg mori letrën e pushimit si dhuratë për Vitin e Ri!

Familja e një kolegu nuk do të festojë nesër normalisht si gjithë familjet tona!

Le të solidarizohemi me të si një detyrim minimal për bluzën e bardhë që mbajmë veshur!

Artikulli paraprakHistoria sekrete e Bashkimit Europian
Artikulli tjetërEdi Rama dënim politik edhe për mjekët!