Historia sekrete e Bashkimit Europian

Ky studim është thjesht për të mos harruar, por për të kujtuar se e sotmja është bijë e së djeshmes dhe se ajo do ta influencojë pashmangshmërisht të nesërmen tonë.

OSS, CIA dhe bashkimi europian: Komiteti Amerikan për Europën e Bashkuar, 1948-60 (1/3)
Gjatë 10 viteve të fundit historianët e diplomacisë i kanë atribuar një rëndësi në rritje inteligjencës dhe temës lidhur me operacionet sekrete, pasi gjithnjë e më shumë të pashmangshme për të kuptuar periudhën e parë e Luftës së Ftohtë. Pas 1945, një numër i caktuar organizatash perëndimore, jo vetëmm agjenci inteligjence, hartuan programe operacionesh sekrete të finalizuara në shkelmimin e influencës komuniste në Europë dhe siguruar pranimin e Planit Marshall; i janë dokumentuar shembuj në fushat e politikës elektorale, sindikalizmit dhe çështjeve kulturore. Funksionarët amerikanë që kërkonin të rindërtonin dhe stabilizonin Europën e pasluftës punonin duke ndjekur parimin se ajo kërkonte një bashkimin të shpejtë, që të çonte ndoshta në Shtetet e Bashkuara të Europës. Inkurajimi i bashkimit europian, një prej elementëve më konsistentë e politikës së jashtme të Harry S. Truman, gjeti një shtytje ende më të madhe nën pasuesin e tij, Gjeneralin Dwight D. Eisenhower. Veç kësaj, sa nën Truman, aq edhe nën Eisenhower, politikanët amerikanë e konceptonin bashkimin europian jo vetëm si një qëllim i rëndësishëm në vetëvete, por edhe si një mënyrë për të zgjidhur problemin gjerman. Përdorimi i operacioneve sekrete për promovimin specifik e bashkimit europian e ka tërhequr pak vëmendjen e studiuesve dhe mbetet pak i kuptuar.

Një prej operacioneve sekrete amerkane më interesante në Europën e pasluftës qe finalizimi i Lëvizjes Europiane. Lëvizja Europiane qe një organizatë globale që udhëhoqi një grup organizatash prestigjioze, por të përçara, duke nxitur një bashkim të shpejtë në Europë, duke i përqëndruar përpjekjet e saj mbi Këshillin e Europës dhe duke numëruar si Presidentë Nderi të saj Winston Churchill, Paul-Henri Spaak, Konrad Adenauer, Leon Blum dhe Alcide de Gasperi.

Në 1948 difekti kryessor i saj qe mangësia e fondeve. Në këtë artikull që të mbështesim se ardhja sekrete e më shumë se 3 milion dollarëve midis 1949 dhe 1960, për më tepër nga burime qeveritare amerikane, ka qenë vendimtare për përpjekjet e prirura që të stimulonin konesnsusin masiv ndaj Planit Schuman, Komunitetit Europian të Mbrojtjes dhe një Parlament Europian me pushtete sovrane. Kjo ardhje sekrete nuk ka qenë kurrë më ulët se gjysma e buxhetit të Lëvizjes Europiane dhe, pas 1952, ka mundësi kurrë më pak se 2/3. Ndërkohë u kërkua që të dobësohej rezistenca besnike e qeverisë laburiste britanike ndaj ideve federaliste.

Nëpërmjet asistencës amerikane qe Komiteti Amerikan për Europën e Bashkuar (American Committee on United Europe – ACUE), i drejtuar nga figura të nivelit të lartë të inteligjencës amerikane. Ky ent i organizua në fillimin e verës së 1948 nga Allen Welsh Dulles, më pas kreu i një komiteti që kontrollonte Central Intelligence Agency (CIA) për llogari të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare (National Security Council – NSC) dhe nga William J. Donovan, ish Drejtor i Zyrës për Shërbimet Strategjike (Office of Strategic Services – OSS) gjatë luftës. Dulles dhe Donovan u përgjigjeshin kërkesave të veçanta të asistencës nga ana e Kontit Richard Coudenhove-Kalergi, një aktivist veteran paneuropian me origjinë austriake, dhe nga ana e Churchill. ACUE punoi në kontakt të ngushtë me funksionarë qeveritarë amerikane, sidomos me ata të Administratës për Bashkëpunimin Ekonomik (Economic Cooperation Administration – ECA) dhe me Komitetin Kombëtar për Europën e Lirë (National Committee for a Free Europe).

Origjina e këtij programi nuk është edhe aq në dispozitat formale e direktivave të NSC-së, të cilave historianët e inteligjencës i kanë atribuar shumë rëndësi, sesa në një rrjet transatlantik informal e personal, i krijuar nga anëtarë të inteligjencës e të rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pjesa më e madhe e ndihmës amerikane për grupet jokomuniste në Europë deri në vitet 1950 u dërgua nëpërmjet kanalesh jozyrtare, edhe pse me miratimin e mbështetjen e qeverisë. ACUE përfaqëson filozofinë themelore në shumë prej këtyre operacioneve sekrete. Ajo nuk tentoi që të manipulojë organizata apo individë. Në fakt, kërkoi mjete vërtet të pavarura që të dukeshin komplementarë ndaj politikës amerikane dhe tentoi që t’i rrisë. Historia e ACUE naa e tregon, ndryshe nga CIA në kërkim të delegatëve, politikanëve europianë të dorës së parë në kërkim të një mbështetjeje sekrete amerikane. Kjo, bashkë me vëzhgimin e zakonshëm sipas të cilit shumë europianë që përfituan asistencë sekrete i përkisnin së majtës antikomuniste, konfirmon atë sesa i qartë ka qenë Peter Coleman në karakterizimin e këtyre aktiviteteve në Europë si «konspiracion liberal».

Shumë amerikanë që punonin për ACUE qenë vetë federalistë të bindur me interesat e Kombeve tëë Bashkuara ose e konceptonin federalizmin amerikan si një model politik ideal që mund të zbatohej tjetërkund. ACUE besonte se Shtetet e Bashkuara kishin një mal përvoje për ta ofruar në fushën e asimilimit kulturor. Në këtë mënyrë, historia e ACUE mund të interpretohet edhe si pjesë e Amerikës “komb ideal” që eksporton vlerat dhe kulturën e tij, siç e përkufizoi Christopher Thorne.

Është mjaft mbresëlënëse edhe që vetë grupi i ngushtë i funksionarëve të lartë, shumë të ardhur nga inteligjenca perëndimore, ka qenë qenë qendror në mbështetjen e 3 grupeve më të rëndësishmë të elitës ndërkombëtare emergjente në vitet’50: Lëvizjes Europiane, Grupit Bilderberg dhe Komitetit të Veprimit për Shtetet e Bashkuara të Europës të Jean Monnet. Së fundi, në një periudhë gjatë së cilës disa antifederalistë britanikë panë tek «raporti special» i vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara alternativën (ndoshta edhe largimin) ndaj federalizmit europian, është ironike që disa iniciativa federaliste europiane janë mbështetur me ndihmën amerikane.

Artikulli paraprakReagon Berisha: Edvin Urrejtja pushon nga puna mjekun e palodhur Ilir Allkja në pragvitin e Ri!
Artikulli tjetërMjekët paralajmërojnë protestë ndaj pushimit nga puna të dr.Ilir Allkja