Mjekët e infermierët e Lezhës lënë spitalin për fjalimin e Ramës

Mjekët dhe infermierët e Lezhës kanë lënë punën në spital, pasi kishin shkuar në Tiranë për të ndjekur fjalimin e Ramës. Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Lezha, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Qytetari shkruan se, nuk ka gjetur as mjekë dhe as infermierë në Spitalin e Lezhës. Sipas qytetarit, në spital kishin mbetur vetëm pastrueset, sepse të tjerët kishin shkuar në Tiranë për fjalimin e kryeministrit. Berisha thotë se, Urgjenca mjekësore është në duart e sanitarëve.
“Urgjenca mjekësore në duart e sanitarëve në shtetin e Noriegës! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha. “Mirmbrëma z. Berisha. Sot nuk u ndjeva mirë nga gjendja shëndetësore dhe ju drejtova Urgjencës në Spitalin Rajonal Lezhë, por aty kishin lënë pastrueset se infermieret dhe doktorët i kishin çuar në Tiranë se do mbante fjalim Edvin Rama”, shkruan qytetari nga Lezha.

Artikulli paraprakAutoriteti i Konkurencës kundër rritjes së çmimit të ujit në Tiranë
Artikulli tjetërKryeprokurorja e Ramës në shërbim në interesave të grupeve kriminale