Mizorët!

Nga Erl KODRA

Ky tekst është shumë i vështirë, ndër më të vështirët që kam shkruar në jetë. Mund të tingëllojë disi çuditshëm, sepse unë kam 10 vite i larguar nga vendi, megjithatë unë çdo ditë jetoj me Shqipërinë.

Më është dashur të mendoj shumë, të kryqëzoj të dhëna, të bëj analiza, të informohem çdo orë dhe minutë. Përvoja personale në përballje me të keqen më ka bërë të kuptoj shpejt trikun, që për çudi gjithmonë më ka ardhur nga shteti, herë herë shumë i ashpër, duke rrezikuar ekzistencën fizike. Por kjo është tjetër histori.

Unë kam patur informacione të dorës së parë se si Tom Doshi ka blerë kokërr më kokërr të gjitha votat që sot i japin dy mandate deputeti. Në fakt, nuk ka rëndësi se çfarë informacionesh kam unë, sepse këto fakte e dinë i madh e i vogël në Shqipëri. Këto fakte di edhe SPAK, Policia e Shtetit, Kryeprokurori i Republikës, SHISH, Kryeministri Edi Rama, Ambasada e SHBA, Britanisë, Gjermanisë, Italisë, Francës. Por Tom Doshi është vetëm njëra variabël e masakrës elektorale që po ndodhë në Shqipëri. Le të shohim në thellësi se çfarë po ngjetë, ndërkohë që po shkruaj këto rradhë.

Zgjedhjet janë matematikë e pastër, domethënë, çdo votë është një numër, çdo numër ka peshë specifike, që kur ndërveprojnë me numrat e tjerë, atëherë rezultati final gjithmonë është i ndryshëm. Gjendja elektorale e Shqipërisë nuk mund të analizohet e shkëputur nga realiteti socio-ekonomik. Votuesi shqiptar është i votues i mjerë, që vë në lojë bukën e gojës për familjen, rrogën e vetme prej 300 mijë lekë të vjetra. Të dhënat personale e të 3,5 milion shqiptarëve u përdorën masivisht nga patronazhistët e Edi Ramës, një strukturë hije të kontrollonte gjendjen social-ekonomike të çdo votuesi shqiptar. Operacioni është kompleks, shumëplanësh dhe brutal njëkohësisht. Do të përdoret çdo e dhënë, çdo formë, çdo detaj për të bërë të mundur kontrollin, informacionin, dhe në fund “orientimin” e votës. Rezultati duhet të modifikohet në këto shifra, dhe për të arritur këtë duhen manipuluar disa pikë përqindje. Gjithashtu duhet mbajtur edhe plane rezervë, nëse votuesit e opozitës do të dalin masivisht.

Po e nis nga një e dhënë shumë interesante. Sistemi TIMS jep në kohë reale se sa shtetas gjenden brenda apo jashtë vendit. Kjo e dhënë e aksesueshme vetëm nga shteti shqiptar, nëse kryqëzohet me bazën e të dhënave personale që zotërojnë patronazhistët, përfitohet përafërsisht numri i votuesve potencial që mund të marrë pjesë në votime, si dhe numri potencial i votave që mund të marrë secila parti. Kjo është arsyeja pse Edi Rama bllokoi nëpërmjet karantinës votuesit potencial nga Greqia, si vendi nga mund të vinin mijëra qytetarë shqiptar. Të kuptohemi, ata votues i rrezikonin një mandat deputeti, mandat i cili mund të jetë përcaktues për fitoren ose humbjen e Edi Ramës. Fundja, numri 69 është më i vogël se 71. Deri tani Tom Doshi ka blerë 2 deputetë.

Deri në ora 19:00 numri i votave të shpallura të pavlefshme është rreth 50,000. Me gjasa, ky numër mund të rritet deri në 100,000 mijë vota – një numër i jashtëzakonshëm! Sipas informacioneve të konfirmuara plotësisht, votat e shpallura të pavlefshme në shumicën e tyre kanë shenjë – ose tek sigla e opozitës, ose tek numri i kandidatit, domethënë, tek njëri prej tyre. Këtu duhet të më lexoni me shumë kujdes, sepse saktësisht këtu ka një detaj tejet interesant.

Të gjitha votat e shpallura “të pavlefshme” kanë një të përbashkët – është votuar për një sigël politike dhe kandidati është zgjedhur i një force tjetër politike. Në këtë rast, kjo është një votë automatikisht e pavlefshme. Por nëse vota është vetëm për një sigël politike – kjo është e vlefshme, ashtu siç është e vlefshme nëse vota shkon vetëm për kandidatin. Shkurt, mundësia ishte vetëm një – mund të manipulohen vetëm ato fletë votimi që kanë vetëm një shenjë – tek sigla e partisë ose tek kandidati. Që kjo fletë të zhvlerësohet plotësisht, mjafton t’i bëhet një shenjë e vogël.

Përmbledhtas, nëse votat e shpallura të pavlefshme, njërën nga shenjat që e kanë zhvleftësuar atë – ajo sigla ose kandidati i opozitës – atëherë ka shumë gjasa që kjo votë është manipuluar. 100,000 vota nuk janë pak, ato prodhojnë të paktën 9 mandate.

Një informacion tjetër, i konfirmuar plotësisht, ka të bëjë me paisjet e indentifikimit elektronik. Kur bëhej ky identifikim i zgjedhësit, në momentin që ai vendoste mollzën e gishtit të madh që të konfirmonte identitetin, shumë paisje nuk lexonin, ose nuk konfirmonin fotografinë e votuesit. Megjithatë, ata votues kanë votuar qetësisht.

Qartësisht, Edi Rama ka kryer një ndër operacionet më brutale elektorale në botë. Kombinimi është “fantastik” – që prej të dhënave personale për 3,5 milion shtetas – sistemi TIMS – identifikimi elektronik votuesve – fleta e komplikuar e votimit – votat e shpallura të pavlefshme – Tom Doshi – blerja masive e votës nga doshët e vegjël – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve – Pushteti Lokal – Ligji Elektoral dhe Ndryshimet Kushtetuese – partitë e reja “opozitare” – të gjitha së bashku kanë përmbysur vullnetin e shqiptarëve.

Diferencat përcaktojnë fituesin, por diferenca zhduket kur në lojë hyjnë faktorë ekstra politik. Një mega – operacion të tillë nuk është parë as në Rusi, Bjellorusi ose në Nigeri. Sepse është i komplikuar, perfekt dhe mizorë, njëkohësisht.

Aktualisht jam në pritje të konfirmimit të disa informacioneve të tjera, ndërkohë që opozita sapo rihyri në betejën për vendin. Përballja do të jetë e ashpër, me shumë kosto personale dhe familjare për popullin opozitar, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë vendit. Europa të jep shumë benefite dhe siguri, por asgjë nuk krahasohet me dashurinë për vendin. Ditën që të mbyllim sytë, të gjithë kërkojmë të kthehemi në Atdhe.

Artikulli paraprakVideo/ Numëruesja e PS kapet duke shënuar në fletën e votimit
Artikulli tjetërDrejtuesit e BE, deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri