Ministrja punëson të bijën

Një traditë e nisur nga Fullani dhe e vazhduar edhe nga Sejko është ajo e punësimit në Bankën e Shqipërisë të pothuajse të gjithë familjarëve të njerëzve me pushtet në këtë vend.
Së fundmi mësojmë se dhe vajza e vetme e Lindita Nikollës është e punësuar në Bankën e Shtetit pasi përfundoi studimet jashtë vendit.
Sot, Livia Nikolla ka nisur punë si specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë. Të dhënat janë publikuar nga raportet e pasurisë së ish-ministres Nikolla, ku Livia tashmë ka edhe pagën e saj prej 886.056 lekë.
Deklarata e pasurisë publikuar nga Open Data
Lindita Nikolla – Ministre e Arsimit
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet
Të ardhura neto nga paga si ministër i Arsimit dhe Sportit, 1 559 561 lekë.
Të ardhura nga Bonuse / Të ardhura neto nga honorare, 90 000 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Çertifikatës familjare
1) Bashkëshorti, z. Ligor Nikolla të ardhura nga paga neto si dekan, 1 224 744 lekë.
2) Bashkëshorti, të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e Strugës, 4 428 euro.
3) Bashkëshorti, honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, 436 105 lekë.
4) Vajza, znj. Livia Nikolla të ardhura nga paga neto si specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, 886 056 lekë.
5) Vajza, të ardhura nga shpërblime, 147 676 lekë.

Artikulli paraprakOBSH: 52% e meshkujve shqiptarë pinë duhan, femrat vetëm 7.3%
Artikulli tjetërPse nuk mund të largohen ministrat e PD dhe LSI nga qeveria