Ministrja Nikolla regjistron mësuesit si komisionerë të PS-së pa i pyetur

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla regjistron mësuesit si komisionerë të PS për zgjedhjet e 18 qershorit pa i pyetur fare. Denoncimi është bërë nga një nxënës, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar denoncimin e nxënësit, sipas të cilit mësuesit në një nga shkollat e Kamzës, me urdhër të ministres së Arsimit Lindita Nikolla, pa i pyetur regjistrohen si komisionerë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit.
“Me urdhër të Madam Vilës, mësuesit në Banditistan regjistrohen pa u pyetur si komisionerë të Partisë Siçiliste!
Nxënësi dixhital denoncon: Regjistrimin e nënës së tij pa e pyetur, si komisionere të PS! Lexoni mesazhin e tij”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje doktor! Nëna ime është mësuese në një nga shkollat e Kamzës dhe drejtoresha e zyrës Arsimore Kamëz me urdhër të ministres Nikolla, duke përfituar nga posti dhe dekumentacioni që çdo mësues dorëzon në drejtori i ka regjistruar mësuesit pa dijeni të tyre si komisionere e kordinator nëpër qendra zgjedhore. Kjo duke cënuar privatësinë e tyre dhe duke u dhënë të dhënat personale strukturave të PS. Po të ve në dijeni si qytetar i shqetësuar për zgjedhjet. Nëse e poston, mos më nxirr emrin se e pushojnë nga puna atë’, shkruan nxënësi.

Artikulli paraprakPse duhet mbështetur Basha!
Artikulli tjetërZyrtari i Departamentit të Shtetit nuk takon Thaçin dhe Mustafën