Ministria e Shëndetësisë kthehet në xhungël, pas djegies se dokumentave, shpërthehen zyrat me forcë

Bardh Spahia, ish-deputeti i PD ka bërë një tjetër denoncim tjetër të fortë për Ministrinë e Shëndetësisë, akte banditizmi ndodhur atje që pas nisjes së hetimit nga SPAk për tenderat e periudhës së pandemisë.

Në denoncimin e tij, Spahia shprehet:

Nuk mbarojnë çuditë në Ministrinë e Shëndetësisë në këtë kohë tenderash sekretë. Djegia e dokumenteve, bllokimi i informacionit për mediat nuk janë zhvillimet e vetme.

Në institucionin që drejtohet nga Ogerta Manastirliu, ndodh edhe hapja me forcë e zyrave të punonjësve. Ngjarja ka ndodhur sërish në katin e katërt, aty ku ndodhet zyra e tenderave.

Mëngjesin e 15 prillit, punonjësit që janë paraqitur në zyrat e tyre në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë konstatuar dyert e dëmtuara, e të hapura me forcë.

Ndërrimi i bravave dhe kalimi në heshtje i kësaj ngjarjeje, ngjan me një bashkëpunim në një akt bandidizmi, e padëgjuar për një institucion shtetëror, që si cdo institucion tjetër ka edhe personel sigurie.

Koincidencë apo jo, të gjitha çuditë që ndodhin në Ministrinë e Shëndetësisë lidhen më një datë, 15 prill 2020.

Në këtë datë në mëngjes, punonjësit e katit të katërt përballen me zyrat e shpërthyera. Disa orë më vonë, shpërndahet një urdhër për të mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ndërsa afro pesë orë pas mbarimit të orarit zyrtar, aktivizohet alarmi antizjarr për shkak të djegies së dokumenteve në katin e zyrës së tenderave, të njëjtin kat ku në mëngjes ishin konstatuar zyrat e shpërthyera me forcë.

Si mund të ndodhin këto akte banditeske në një institucion shtetëror?

Përse ministrja e Shëndetësisë përpiqet të mbulojë ngjarje të tilla kaq të rënda? Se mos e mohon edhe këtë, e më pas e quan “incident”!

U bëjmë thirrje prokurorëve të SPAK që po hetojnë çështjen e tenderave sekretë të Ministrisë së Shëndetësisë, të hetojnë edhe shpërthimin e zyrave në katin e zyrës së prokurimeve, në të njëjtën ditë kur në të njëjtin kat, ndodhi edhe djegia e dokumenteve.

A lidhet zvarritja në përcjelljen e dokumenteve në SPAK me këto akte banditeske në Ministrinë e Shëndetësisë?

Artikulli paraprakAkuzat e forta të Trump ndaj Obamës: Krimi më i madh politik në historinë amerikane
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Bashës: Rama, palaço, populli do ta dërmojë dhe largojë këtë bandë, nuk do të shpëtojë!