Ministri që lëpin çizmet dhe “fiqshitësi” nga Tërpani po bëhen gati të sulmojnë natën Teatrin

Aktori dhe aktivisti i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Neritan Liçaj gjatë fjalës së tij në protestën e mbrëmjes së sotme në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, ka zbuluar planin e qeverisë për rrethimin dhe shembjen e godinës.

Sipas tij, duke qenë një sekt që pëlqen simbolikat, ata kanë zgjedhur 17 Nëntorin si datë për sulmin e rradhës ndaj Teatrit.

“Kanë zgjedhur 17 Nëntorin. Ditën kur komunistët çliruan Tiranën. Po këta pinjollë komunistësh do të rrëzojnë Teatrin. I pëlqejnë simbolet dhe 17 Nëntori është një simbol. Janë në fund dhe kryeministri me çitjane, jeniçeri i fundit me çitjanere, vijon me “kap çfarë të kapësh”. Por është edhe “fiqshitësi” nga Tërpani.

Dhe ministri që lëpin çizmet po bën gati planin të sulmojë natën. Njolla e turpit do ti mbetet atij, si në korrik. Ky kujton se di të ndërtojë strategji ushtarake. Unë jam djalë gjenerali dhe jam rritur mes ushtarakëve të vërtetë.

Ti nuk je gjeneral. Mësoje, kodi i vërtetë i ushtarakëve është ai i kalorësve: thuaj të vërtetën. Ti je një lëpirës. Ti, çitjana dhe fiqshitësi e keni fundin afër”, tha ndër të tjera Liçaj në fjalën e tij.

Artikulli paraprakUEFA nuk çertifikon stadiumin-kullë: Nuk shikohet qartë ndeshja nga triburna…
Artikulli tjetërPresidenti Trump dekoron heroin (Foto)