Ministrat dalin për gjueti derrash

Ministra e deputetë marrin malet, dalin për gjueti derrash. Tre anëtarë të qeverisë Rama kanë gjetur momentin për të plotësuar qejfet e tyre, në një kohë që shqiptarët po përballen me vështirësitë e motit. Kanë qenë ministrat Gjiknuri, Ahmetaj dhe Beqaj që kanë shkuar për gjueti në vend që të jenë në gatishmëri në institucionet e tyre për të ardhur në ndihmë të qytetarëve. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ish-kryeministri Berisha në adresën e tij në Facebook.
“Ndërsa populli gjendet nën borë, acar dhe ngrica e është duke vuajtur mungesën e energjisë dhe ujit për shkak të temperaturave nën zero, ministra e deputetë të mazhorancës mësohet se janë duke shfrytëzuar këtë kohë për të bërë gjueti. Qytetarët në ngricë dhe acar, qeveritarët në gjah për derra të egër dhe shpezë!”, shkruan në profilin e tij z.Sali Berisha.
Ai thotë më poshtë duke bërë një analizë të shkurtër të gjendjes se ku ndodhen qytetarët në një pjesë të madhe të Shqipërisë se i ftohti i këtyre ditëve në zona të caktuara të vendit, veçanërisht në rrethet e Veriut ka krijuar vështirësi të mëdha në furnizimin me ushqim, ndihmë mjekësore, dru zjarri, energji, ushqim për bagëtitë etj.
Qytetarët shqiptarë janë ndjerë në këtë situatë më të braktisur nga shteti në letër dhe cinik në shkallë ekstreme si kurrë ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Me dhjetëra e qindra fshatra, mijëra e mijëra familje përjetojnë një izolim të frikshëm dhe total. Ndërkohë, lajmet në mediat sociale thonë se, ministrat e qeverisë po shfrytëzojnë të ftohtin polar për gjueti derrash dhe shpezës, dhe ky është një cinizëm po kaq i egër sa dhe acari i temperaturave -20/-25 gr C. Duke cituar mediat e ndryshme ish-kryeministri Berisha thotë se sipas tyre Gjiknuri, Ahmetaj dhe Beqaj janë lëshuar mbas gjahut njëri në pyjet e Gramshit, tjetri në zonën e Spillesë dhe Divjakës, tjetri në pyjet e Pukës dhe Razmës!
“Kësaj, thotë zoti Berisha në profilin e tij në Facebook, i thonë derrat e kënaqur nuk mund t’ua dinë sokratëve të vuajtur, por gjuajnë derrat e egër, fllanxat dhe rosat e egra që të kënaqen edhe më tepër! Turp i paparë!!”Keshtu, sipas tyre Gjiknuri, Ahmetaj, Beqja jane leshuar mbas gjahut njeri ne pyjet e Gramshit, tjetri ne zonen e Spillese dhe Divjakes, tjetri ne pyjet e Pukes dhe Razmes! Kesaj i thone derrat e kenaqur nuk mund t’ua dine sokrateve te vuajtur, por gjuajne derrat e eger, fllanxat dhe rosat e egra qe te kenaqen edhe me teper! Turp i papare!”, shkruan Berisha.
Rreth 450 familje në zonën malore të Dukagjinit, në Bashkinë e Shkodrës, kanë mbetur të izoluar prej 5 ditësh për shkak të bllokimit të rrugës automobilistike nga dëbora. Jetesa e banorëve është vështirësuar edhe për shkak të ndërprerjes në disa fshatra të energjisë elektrike.

Artikulli paraprakPaloka:“Vetëm 3 ditë dimri zhveshën qeverinë si Rama dikur”
Artikulli tjetërfaqja e pare