Mijëra vetë mblidhen tek selia e PD pas publikimit të përgjimeve nga Bild: Rama ik!

Disa mijëra mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë e kësaj partie, vetëm pak orë pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “BILD”.

Qytetarët janë mbledhur në oborrin e selisë së PD-së, nga ku ndoshta mund të ketë një përshpejtim të vendimmarrjes përsa i takon zhvillimeve në ditët në vazhdim, deri të premten kur opozita ka paralajmëruar një protestë kombëtare.

Ndërkohë Lulzim Basha mësohet se ndodhet në selinë e PD-së, ndërsa mbështetësit e kanë pritur me ovacione.

protesta 3

Artikulli paraprakBild e nxori në përgjimet për blerjen e votave, si e shpërbleu Rama Arben Keshin duke e bërë drejtor policie
Artikulli tjetërPD Lushnje me kryetar të ri, Saimir Korreshi: Do të punoj për fitoren, jo për interesa të ngushta personale