Mijëra qytetarë vërshojnë drejt Parlamentit, rrethohet streha e votave të krimit

Mijëra qytetarë po vërshojnë drejt Parlamentit në një protest të fortë kundër Kuvendit ilegjitim për shkak të blerjes së votave me paratë e krimit të organizuar. Ajo që shikohet është se protestuesit janë të revoltuar. Ata kanë sulmuar ministrant e Ramës dhe ministri I Turizmit është shtyrë dhe goditur nga protestuesit. Ai ka mundur të shpëtojë pasi është marrë nga garda. Mijëra protestues janë mbledhur vetëm brenda pak orësh në selinë e Parlamentit duke ju përgjigjur thirrjes së opozitës. Deputetët janë ngujuar në Parlament prej disa orësh.
Për të karikuar protestuesit, por edhe për ti dhënë një mesazh mazhorancës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, shprehet se koha për fjalë ka mbaruar dhe se parlamenti i përket qytetarëve. “Koha për fjalë ka mbaruar! Parlamenti ështe i qytetarëve, jo i përfaqësuesve të krimit”, shkruan Bardhi në Facebook.

Artikulli paraprakPhilip Reeker emërohet ndihmës sekretar i Shtetit, njohës i mirë i Shqipërisë
Artikulli tjetërProtestuesit sulmojnë Klosin, ministri ja fut vrapit, e shpëton Garda