Migjen Basha pranë marrëveshjes me ekipin e Seria B

Drejtuesit e Virtus Entellas janë në kërkim të një mesfushori me cilësi në organizimin e lojës, profil të cilit i përshtatet futbollisti kuqezi. Sigurisht që për ta bindur 29-vjeçarin Migjen Basha drejtori sportiv i Virtus Entellas, Superbin, duhet të bëjë ofertën e duhur financiare. Për mesfushorin e kombëtares shqiptare interesohen disa ekipe, ku së fundmi ka dalë në skenë emri i Virtus Entellas, skuadër që e mbylli kampionatin sezonin e kaluar në vendin e nëntë, një pozicion poshtë zonës play off.
Basha nuk do ta kishte problem përshtatjen te ky ekip pasi e njeh mirë Serinë B, ku gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar mbrojti ngjyrat e Comos, por pa mundur ta shmangte rënien nga kategoria. Gjithashtu pjesëmarrja me Shqipërinë në Euro 2016, është një tjetër bonus për Bashën për të siguruar një tjetër kontratë në futbollin elitar.

Artikulli paraprakPAOK dhe Kaçe ende larg
Artikulli tjetërHysaj feston 90-vjetorin e Napolit