Meta: Paketa Antishpifje është rrëzuar, Këshilli i Europës doli kundër Ramës

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se e Paketa Antishpifje, paketa ligjore kundër mediave, e përpunuar nga Kryeministri Edi Rama, është një akt i paprecedentë që tashmë është rrëzuar, pasi vetë Këshilli i Europës e ka çuar atë çështje në Komisionin e Venecias.

‘Kini parasysh se me Antishpifjen ka ndodhur në akt i paprecedentë, – tha Meta në një konferencë të shkurtër shtypi sot. –

Ajo e rrëzuar është tani.

Ka ndodhur akt i paprecedentë.

Sepse vetë Këshilli i Europës e ka çuar në ‘Venecia’. As nuk duhet të ishte vënë në diskutim kjo çështje.

Ju gazetarët keni pasur dhe keni gjithmonë të drejtë’, nënvizoi Presidenti Ilir Meta në reagimin e tij.

Artikulli paraprakIshte shkarkuar për korrupsion, Rama e emëron drejtor të AKU në Vlorë
Artikulli tjetërBasha: Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm që po bëhet gati të marrë në dorë fatet e vendit, kjo është…