Meta i kthen përgjigje Ramës: Besimplotë në çeljen e negociatave! “Në nder të zonjës së Bilalit”…

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje publikisht, kryeministrit Edi Rama, i cili e ka akuzuar se po minon hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe ka aluduar për “kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi”.

Nga Presidenca, duke iu referuar letrës së tij, Meta i rrëzoi akuzat duke cituar fjalë për fjalë letrën drejtuar komisionerit të KE-së në të cilën theksonte se “mbetej besimplotë që shtetet anëtare do ta shtetet anëtare do të aprovojnë rekomandimin tuaj për të hapur negociata gjatë këtij muaji”.

Presidenti  tha: “Jo vetëm dje, por edhe sot, pas rrjedhjes nga qeveria në një television në vendin tonë, ku bëhej publike letra që unë i kisha dërguar Komisionerit për Zgjerimit, gjoja sikur unë isha kundër hapjes së negociatave dhe që e anonçoi i pari Tao Tao dhe i bëri jehonë “zonja e Bilalit”, po ju bëj të ditur se këtë letër unë e kisha dërguar për të ndihmuar Komisionin Evropian që të ishte më i vëmendshëm për një çështje kritike si integriteti i Gjykatës Kushtetuese dhe ku dilte sikur problem ishte krijuar nga Presidenti i Republikës”.

Meta në vijim ka cituar saktësisht letrën në të cilën ai shprehej se, “shprehem besimplotë në vendimin tuaj për çeljen e negociatave” dhe ka theksuar edhe në vijim me ironi kërkesën e tij për hapjen e negociatave “në nder të zonjës së Bilalit”.

auto Screenshot 31583494362

Artikulli paraprakZv. Presidenti i PPE: Shqipëria të përmbushë kushtet e vendosura nga BE dhe ato për lirinë e medias
Artikulli tjetërMeta: Pse nuk e pritën Venecian zonja e Bilalit dhe Tao Tao?