Zv. Presidenti i PPE: Shqipëria të përmbushë kushtet e vendosura nga BE dhe ato për lirinë e medias

Zv Presidenti i Grupit të PPE në Parlamentin Evropian, Andrey Kovatchev, i cili ka vizituar sot Pustecin, deklaroi se ata e mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Europian.

Ai tha se për hapjen e negociatave, mjafton që Shqipëria të përmbushë kushtet e BE-së dhe të mos cënojë lirinë e medias.

“Është momenti i duhur që të bëhet një proces i tillë. Në lidhje me situatën politike në Shqipëri, unë nuk parapëlqej të ndërhyj, por mendoj se kjo nuk do dhe duhet të ndikojë tek negociatat. Mjafton që Shqipëria të përmbushë kushtet e vendosura nga BE dhe ato për lirinë e medias.

Pozicioni ynë si PPE është pro hapjes së negociatave. Ne po flasim edhe me vendet skeptike për t’i bindur se është momenti i duhur për çeljen e negociatave.

Politika e brendshme e Shqipërisë nuk është puna jonë; interesi i qytetarëve të Shqipërisë eshtë që të bëhen kompromiset mes partive politike dhe të arrihet çelja e negociatave”, tha Kovatchev.

kkk

Artikulli paraprak1.3 miliardë euro korrupsion në 2019, Teliti: Raporti i KLSH fundos sërish propagandën e Ramës
Artikulli tjetërMeta i kthen përgjigje Ramës: Besimplotë në çeljen e negociatave! “Në nder të zonjës së Bilalit”…