Messi refuzon të takojë Bartomeun, babai i tij drejt Mancesterit

Një ditë ndoshta vendimtare për të ardhmen e Lionel Messi, që duket gjithnjë e më larg Barcelonës. Nga Katalonja vazhdojnë të vijnë lajme që i bëjnë tifozët e Manchester City të ëndërrojnë për mbërritjen e Pleshtit. Takimi mes kapitenit e presidentit Bartomeu, ku tifozët blaugrana mbanin shumë shpresë, rrezikon të mos bëhet.

Messi nuk ka asnjë qëllim të takohet me numrin 1 të katalanasve Josep Maria Bartomeu. Argjentinasi nuk ka asgjë pr ti thënë presidentit, në kohën kur e ka treguar qartë dëshirën e tij për tu larguar nga klubi.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja prestigjoze Marca që konfirmon idenë e Messit që të prezantohet të dielën e ardhshme në vizitat mjekësore. Lojtari kërkon të japë një ndjesi normaliteti, duke qenë se ka ende një kontratë në fuqi për momentin.

I ATI TEK CITY JAVËN E ARDHSHME
Jorge Messi, i ati i kampionit argjentinas, është duke negociuar me Manchester City e javën e ardhshme mund të ketë një takim tjetër në Manchester për transferimin e mundshëm të yllit blaugrana në klubin anglez.

Lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo. I ati i futbollistit argjentinas ka mohuar ndërkohë, përmes Instagram, se akordi është arritur, si pretendon e përditshmja argjentinase La Nacion që ka publikuar një ‘rrëfim’ të lojtarit, që ka deklaruar se ka zgjedhur Manchester City.

Artikulli paraprakShqiptarët e Malit të Zi kundër Ramës: S’na ke ndihmuar kurrë, tani po na dëmton me sjelljet e tua destruktive
Artikulli tjetërUdhëzimi i Ministrisë bën lëmsh çdo standart e normë mësimore