Messi fiton Topin e Artë për herë të shtatë

2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021 janë vitet që Lionel Messi ka fituar topin e artë.

Messi fitoi për herë të shtatë Topin e Artë.

Messi e frymëzoi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Amerikës 2021 në verë, ku kontribuoi me katër gola dhe pesë asiste, duke u zgjedhur lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë i turneut.

Ai u zgjodh edhe golashënuesi më i mirë në La Liga dhe e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën sezonin e kaluar.

Robert Lewandowski mbeti i dyti, kurse Jorginho i treti.

Në renditje, tani Messi prin me shtatë Topa të Artë kundrejt pesë të Cristiano Ronaldos.

Artikulli paraprakAtentati/ Humb jetën në spital ish-deputeti Pashko Ujka
Artikulli tjetërDëbora mbulon vendin nga Veriu në Juglindje, ja akset rrugore problematike