Mesazhi i fitores nga Londra

Dr. Fatmir Terziu

Partia Demokratike e Shqipërisë nisi mesazhin e fitores nga Londra. Pas një pune thuajse disamujore, fillimi i ri, me një grup organizimi të dielën nën mbikëqyrjen e vetë të deleguarit të PD-së, sekretarit të Përgjithshëm të saj, Arben Ristani, zgjodhi kryetarin e Degës së PD-së për Londrën. Votimi ishte masiv dhe me një pjesëmarrje të gjerë. Pas një pritjeje të gjatë dhe me një procedurë të qartë demokratike në një konkurrencë mes dy kandidatëve, u zgjodh kryetar i Degës së PD-së Naim Hasani, me profesion avokat i emigracionit. Kështu në të njëjtën kohë kur PD shpall me të madhe një hapje dhe një fillim të ri të PD-së në Pimliko të Londrës, në një sallë të madhe plot me njerëz, anëtarë dhe aktivistë të PD-së, u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike për shqiptarët, që jetojnë në Britani të Madhe. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur këto zgjedhje me një status në Facebook. “Përshëndetje të përzemërta mbështetësve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike në Londër që po zgjedhin sot kryetarin e Degës së PD Londër. Të bashkuar drejt fitores!”, shkruajti z. Basha në Facebook. Ndërkohë mesazh të qartë dha në sallën e votimit, para dhe pas votimit fjala e z. Ristani dhe shtrëngimi i duarve të kandidatëve për kreun e Degës së PD-së së Londrës.
Duke i uruar suksese Degës së PD-së Londër dhe kryetarit të saj të sapovotuar, Naim Hasani, na vjen në ndihmë ajo që saktëson studiuesja Barbara Ueber (Regensburg) se “të gjitha ‘fillimet’ e reja janë të vështira”, por kurrë të padobishme. Themi kështu, se pikërisht tani, pas zgjedhjes në krye të Degës së PD-së fillon prova e madhe për të vërtetuar rolin e një politike të re, të atillë sikurse vetë lideri aktual i PD-së ka deklaruar me kohë. Por pse edhe “filozofimi” i politikave të reja ndoshta nuk është një koncept tërësisht i ri, ai konsiderohet një risi e re e PD-së së Lulzim Bashës, edhe pse prej liderit të saj aktual ajo tashmë quhet një “parti e hapur”, ku madje dhe sita e deputetëve të ardhshëm bëhet në një portal të PD-së ku të tjerët shpallin deputetin e zemrës. Një parti e hapur, që ka në thelb të saj përfshirjen masive, me një fokus tek të rinjtë. Ky model platonian, kur dihet se Platoni filloi dialogun e tij filozofik me të rinjtë, frymëzoi Kantin të bëjë thirrje për nxitjen e hershme të arsyes, gjë që dha rezultat të pritur. Dha rezultat se qëllimi i kësaj thirrje ishte çlirimi nga çdo formë e dorëzimit të autoritetit që shkatërron lirinë e një individi. Për këtë arsye vjen në ndihmë edhe thirrja e liderit të opozitës shqiptare, ku sqaron se pjesëmarrësit dhe protagonistët demokratë tashmë duhet të inkurajohen që të veprojnë në mënyrë të pavarur, sepse kjo është mënyra e vetme apo busulla që çon në fitore me liri të plotë veprimi.
Nga koha kur drejtimi i Partise¨ Demokratike bëhet nga kryetari Lulzim Basha, janë parë të realizohen nje¨ se¨re¨ reformash ne¨ parti. Këto reforma filluan me sjelljen e figurave te¨ reja ne¨ Ke¨shillin Kombe¨tar, rifreskimin e strukturave te¨ PD-se¨ ne¨ te¨ gjithe¨ nivelet, duke kulmuar disa lëvizje akoma më të fuqishme brenda vetë PD-së. Te¨ gjitha lëvizjet ne¨ parti, Basha i realizoi sipas bindjes së tij të thellë politike për një fillim të ri dhe për një PD të hapur. Kështu dhe zgjedhja e kreut të PD-së në Londër dhe vetë pjesëmarrja masive, si dhe shtrëngimi i duarve mes kandidatëve në garën e hapur, solli një fakt se “fillimi i ri” dhe hapja e PD-së janë vërtet tabelat më të duhura konvencionale që tregojnë fundin e mjegullës dhe daljen në dritë pas një kohe të turbullt për shqiptarët, ku vetëm në vitet e qeverisjes së Rilindjes së Ramës filozofia ka qenë ikja dhe braktisja e vendit. Duke qenë se kjo lëvizje nisi nga Londra, djepi i demokracisë, mesazhi bëhet akoma më i qartë dhe më funksional për fitoren e qershorit.

Artikulli paraprakDetyrimet që duhet të tregojë Fredi
Artikulli tjetërKosovrasti kërkon votimin elektronik në KQZ