Mesazhi i Europa Nostra për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Vlerësim për betejën tuaj heroike! Besoj se Ambasadori i BE-së do të…

Një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marrë një mesazh nga organizata me e rëndësishme e Trashëgimisë në Bashkimin Europian.

Mesazhi mban firmën e sekretares së Përgjithshme të ‘Europa Nostra’, zonja Sneška Quaedvlieg-Mihailovic.

Duke i vleresuar për betejën heroike, ajo thekson se, “besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur”.

Mesazhi i plotë

Të dashur Miq,
Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.

Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes.

Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur.

Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.

Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj.

teatri1 1

Artikulli paraprakEdhe studentët do t’i bashkohen protestës së sotme në orën 16:30
Artikulli tjetërE turpshme! Arkiva dhe gjithë trashëgimia e Teatrit Kombëtar hidhet në tokë si mal me mbeturina