Merrnin para për të fshirë gjobat nga sistemi i OSHEE, procedohen punonjësit

Pas transmetimit në emisionin “Stop” të korrupsionit që ndodhte në OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike), policia ka arrestuar punonjësin e sigurisë së këtij institucioni. Në një kamera të fshehtë të transmetuar mbrëmjen e së martës, tregohej se si në këmbim të një shume të caktuar parash, nga debitor merrje statusin e invalidit. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë Emirjon Lluka, 31 vjeç, punonjës i një firme private sigurimi.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se 31-vjeçari, i ka kërkuar dhe marrë një qytetari shumën prej 35.000 lekë të reja në këmbim të heqjes së kamatë vonesës në vlerën 120.000 lekë të reja që ai kishte si debi ndaj kompanisë OSHEE. Ndalimi i tij u bë për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë shtetasit M., 27 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist të Kujdesit Ndaj Klientit OSHEE. B., 30 vjeçe, banues në Tiranë, me detyrë specialiste të Kujdesit Ndaj Klientit OSHEE.
Për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Përmes një kamera të fshehtë, “Stop” nxjerr “të palarat” dhe korrupsionin që ndodh në këtë institucion. Një person debitor, me 120 mijë lekë të reja, kërkon një mënyrë që të shmangë detyrimin që ka ndaj OSHEE-së.
Për këtë “i vijnë në ndihmë” zyrtarët e Shërbimit të Klientit. Ata kërkojnë 35 mijë lekë të reja dhe i japin debitorit statusin e invalidit. Pas kësaj, personi në fjalë, paguan një shumë qesharake mujore, si detyrim ndaj OSHEE-së. Por ky nuk është rasti i vetëm i tillë. Punonjësi i OSHEE thotë se, janë të shumtë debitorët me shuma të larta që i drejtohen atyre për “t’iu zgjidhur hallin”, përmes kësaj mënyre.

Artikulli paraprakDurrës, tregtarët në protestë kundër vendosjes së kasës fiskale
Artikulli tjetërVrasja për pazaret e drogës, Prokuroria kërkon burg përjetë