Merr flakë “Benzi” ndërsa lëvizte në Lungomare

Një automjet ka marrë flakë në lëvizje, ndërsa udhëtonte në Lungomare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku një mjet tip “Mercedes Benz” me targa AA 806 GF, duke qenë në lëvizje, ka marrë flakë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndie elektrike. Fatmirësisht nuk ka të dëmtuar në njerëz dhe mjeti i përket shtetasit N.S, 56 vjeç, banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakNdërtimet pa leje, shkarkohet shefi i Policisë në Komisariatin 2
Artikulli tjetërSkandali me dosjet, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë zbarkojnë në gjykata