Mediat e huaja: Studentët nuk pranojnë asnjë dialog, paralajmërojnë grevë urie

Mediat në SHBA, i kanë kushtuar edhe sot një hapësirë protestës së studentëve dhe vendosmërisë së tyre për të arritur të ndryshojnë VKM për uljen e tarifës së studimit dhe përmirësimin e kushteve.
Sot ato shkruajnë se studentët vazhdojnë protestën e tyre pa ndikime politike dhe nuk pranojnë asnjë dialog nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, duke iu referuar medias Assiociated Press. Sipas medieve të huaja, disa studentë kanë lënë të kuptohet se mund të fillojnë një grevë urie.
Shkrimi i plotë i ABCNews
Studentët e universitetit publik po vazhdojnë të protestojnë në kryeqytetin shqiptar, duke hedhur poshtë ofertat për të negociuar me qeverinë, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Studentët të shtunën sfiduan shiun dhe i shtuan kërkesat e tyre, duke hedhur poshtë mbështetjen e opozitës politike.
Ata kanë bllokuar një rrugë kryesore para Ministrisë së Arsimit dhe disa prej prindërve të tyre janë bashkuar me ta.
Kërkesa kryesore është një përgjysmim i tarifave të shkollimit, të cilat për kurset bachelor variojnë nga 20,000 në 45,000 lekë në vit.
Disa studentë kanë lënë të kuptohet se mund të fillojnë një grevë urie.
8 dhjetori konsiderohet si një festë kombëtare në Shqipëri, duke shënuar datën në vitin 1990, kur një protestë studentore rrëzonte regjimin komunist.

auto Faksimile e shkrimit te ABCNews1544288490

Artikulli paraprakKush janë “ushtarët” e Veliajt që po sabotojnë protestën e studentëve
Artikulli tjetërBasha: SHBA ka nisur hetimet për aferën e Ramës, po Prokuroria shqiptare ku është?