Basha: SHBA ka nisur hetimet për aferën e Ramës, po Prokuroria shqiptare ku është?

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje prokurorisë të Përgjithshme nga protestant Unazën e Re, që të nisë menjëherë hetimet ndaj Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Damian Gjiknurit. Basha tha se, pas kësaj afere korruptive qëndron Edi Rama dhe banda e tij kriminale.
Më tej, Basha tha se në vend të Dorjan Protoduarit, duhet të ishte në burg, Gjiknuri dhe Qendro.
“Sa herë që shqiptarët bashkohen e keqja s’prapset. Është zbuluar në faqe të botës që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje, ndërkohë që mbajnë në qeli banorët e Unazës së Re. Për të vjedhur 40 mijë euro te Unaza, Rama së bashku me Veliajn kanë hedhur këtu dhunë, helmin e përçarjes. Këtu nuk është vetëm projekt vjedhjeje, por edhe një projekt pastrimi ndërkombëtar parash. Kjo është arsyeja pse ka nisur hetim SHBA. Po hetimi shqiptar ku është.
E kam thëne edhe herë të tjera, që të burgosurit, janë politikë të Ramës, në atë qeli nuk duhet të jetë Dorjani, por Damian Gjiknuri.
Pse nuk fillon hetimi për personat që kanë ideuar këtë skemë korruptive pse nuk fillon hetimi, për Ramën që ka bërë bisedime kokë më kokë me Dida X.
Nuk duhet të lini Prokuroren e Përgjithshme dhe vartësit pa një përgjigje”, tha Basha.
Me parullat, “Shpia jonë, jeta jonë. Këtu vendosim ne. Shpiat tona i mbrojmë me gjak, Me gjakun tonë ushqehet krimi”, banorët nga ana tjetër kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Në ditën e 35-të protestës, banorët e Unazës së Re vazhdojnë të mbështeten nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, dhe deputetët e LSI-së, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Nora Malaj, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi.

Artikulli paraprakMediat e huaja: Studentët nuk pranojnë asnjë dialog, paralajmërojnë grevë urie
Artikulli tjetër“Në burg duhet të ishte Rama, Gjiknuri dhe Qendro, jo ata që mbrojtën shtëpitë”