Mediat e huaja: Kaos për të tretën ditë në Tiranë pas vrasjes së të riut nga policia

Mediat ndërkombëtare vazhdojnë t’i bëjnë jehonë protestës që mbahet për të tretën ditë me radhë në Shqipëri, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga Policia.

Herald Tribune me titullin ‘Kaos për të tretën ditë pas vrasjes së të riut nga policia’, poston një foto nga zhvillimet e mbrëmjes në Tiranë.

‘Një gjykatë shqiptare vendosi të premten që një oficer policie që qëlloi për vdekje një njeri në rrugë gjatë një shtetrrethimi duhet të mbahej në paraburgim, por protestat janë vendosur të vazhdojnë.

Gjyqtarja Shefkie Demiraj e gjykatës së Tiranës tha se oficeri i policisë Nevaldo Hajdaraj do të qëndronte i arrestuar ndërsa ai do të hetohet për “vrasje në kapërcim të vetëmbrojtjes së nevojshme” që shkaktuan vdekjen e 25-vjeçarit Klodian Rasham, të marten në mëngjes.

Rasha, sipas policisë, injoroi thirrjet e oficerëve për të ndaluar dhe iku.

Hajdaraj tha se gjithçka ndodhi në 4-5 minuta dhe kërkoi të takohej me familjen e Rashës në mënyrë që ai t’u kërkonte falje.

“Ajoqë ka ndodhur mua, uroj të mos i ndodhë askujt,” citoi media Hajdaraj-n të thoshte në gjykatë.

Vrasja e Rashës ka nxjerrë qindra shqiptarë në rrugë për të protestuar dhe përplasur me policinë në dy ditët e fundit në kryeqytetin, Tiranë, duke injoruar një apel nga autoritetet për të respektuar një ndalim të lidhur me pandeminë në mbledhjet publike të më shumë se 10 personave.

Ata më parë kanë marshuar drejt ministrisë së Brendshme, ndërtesës kryesore të qeverisë që përfshin zyrën e Kryeministrit Edi Rama dhe ndërtesa të tjera, duke hedhur gurë dhe sende të tjera në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me gaz lotësjellës dhe topa uji.

Policia tha se ata nuk duhet të mbanin përgjegjësi për të shtënat.

“Askush nuk duhet të krahasojë policinë e shtetit me një individ i cili kreu një veprim të dënueshëm ligjërisht,” tha një deklaratë e policisë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka dhënë dorëheqjen, ndërsa Rama kërkoi falje publikisht, duke thënë se të shtënat ishin “të pashpjegueshme dhe plotësisht të paarsyeshme”.

Por ai shtoi se i takon gjyqësorit “të deklarojë nëse (polici) është fajtor përpara ligjit”.

Kjo nuk i ka kënaqur demonstruesit që kanë planifikuar protesta të reja në mbarë vendin.

Partia kryesore e opozitës në vend fajësoi Ramën drejtpërdrejt për vdekjen dhe kërkoi dorëheqjen e tij.

Vendi do të mbajë zgjedhjet parlamentare në Prill 2021.

1 24

4 8

Artikulli paraprakAmbasada e SHBA me qëndrim të fortë: Të dëgjohet zëri i protestuesve
Artikulli tjetërBasha-ndërkombëtarëve: Rama, gjuhë urrejtje, të ndalet dhuna e policisë, të garantohet e drejta e protestës