“Më mbajtën tre orë peng në Laç, si do më vrisnin në autostradë, kush më shpëtoi…”

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Open”, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja tregoi se është kërcënuar disa herë. Ai tregoi një rast në Kukës teksa po drekonte me disa miqtë e tij.
“Kam patur kërcënime kur më arrestuan në Kukës. Isha nisur për të bërë shpenzimet e mia diku. Do bëja pazaret e mia do dilja për qejfin tim se une isha shtetas i lirë nuk isha në kërkim. Do vete ku të dua. Do ikja në Kukës, në Shkodër me miqtë e mij, do veja të haja një drekë.
Në datën 18 do veja të haja një drekë do ikja ku të doja se jam shtetas i lirë. Nuk isha në kërkim, isha një dëshmimtar. Më kanë dalë 6 maska. Isha në një restorant në Kukës më kanë ardhur në kokë, pa uniformë policie. Targat angleze, gjermane, asnje targë shqiptare.
Makina si të grabitura. Më kanë mbajtur 3 orë peng në Laç, në një rrugicë. Sa ka dalë tablua ime në parlament doli ajo thënia ime se mos kish dalëajo unë isha i vrarë.” u shpreh Veliu. Veliu është shprehur se është mbajtur tre orë peng pranë autostradës në Laç dhe kanë kërkuar ta vrasin. “Vrasjen time e kishin planifikuar ën autostradë duke e paraqitur si aksisent automobilistik”, tha Veliu.

Artikulli paraprakTelefonata e Agron Xhafës për Babalen: Ku je, do të zhduk me familje, përgjigjja e Babales…
Artikulli tjetër“Zëri i regjistruar është i Agron Xhafës, çfarë më premtuan të ndryshoj dëshminë…”