Mbylli dosjen e drogës së Bufit të Roskovecit, mbesa e prokurorit bëhet Drerjtoreshë shkolle!

Burime zyrtare nga Drejtoria arsimore e Fierit sqarojnë se në shkollën “Alush Grepca” në Roskovec është emëruar Drejtoreshë shkolle, Enduela Sina. Zonja Sina është mbesa e prokurorit të Fierit, Ndriçim Sina. Ky është pikërisht prokurori që ka mbyllur dosjen e shoferit të Kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi që u kap me drogë pak ditë më parë.

Ky përbën një tjetër skandal të një pushteti të kriminalizuar që ka kapur edhe institucionet e drejtësisë. Shumë besonin se “drejtësia e re” do të ishte një institucion që do të forconte besimin e opinionit tek drejtësia, në një kohë që përditë e më shumë po provohet se kjo drejtësia është e kapur nga pushteti krimial duke u kthyer tërëisht në shërbim të krimit sikurse po provohet për çdo ditë me mbylljen e dosjeve krimionale të regjimit.

Më pas është ky regjim që i shpërblen këta kamikzë të krimit në prokurori duke I emëruar familjarët e tyre në poste të larta shtetërore sikurse edhe rasti i Drejtoreshës së shkollës në Roskovec.

Ngjarja
Nipi i kryetares së Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi, 35 vjeçari Arbër Bufi, është proceduar penalisht nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.

35 vjeçari është proceduar pasi është kapur me drogë të llojit kanabis. Bufi është nipi dhe njëkohësisht shoferi i bashkisë së Roskovecit, ndërsa droga është gjetur në një nga makinat që përdorej për transportin e kryetares Majlinda Bufi.

Çfarë po bën Majlinda Bufi?

Kryebashkiakja ilegjitime e Bashkisë së Roskovecit akoma nuk e ka dënuar aktin e trafikut të drogës me makinën e saj nga nipi i saj. Kryebashkiakja ilegjitime e Edi Ramës nuk mohon dot atë që ka dalë në pazarin e Roskovecit me kohë. Ajo përdoret dhe u shërben disa trafikantëve të drogës, njësoj si shefi i saj në Tiranë dhe si shumë homologë në bashki të tjera të vendit.

Çfarë bën policia në këtë rast?

A e ka marrë në pyetje kryebashkiaken për trafikun e drogës nga nipi i saj me makinën e saj? Ajo që dimë deri tani, është se policia as që e ka bërë publik faktin, siç nxiton për raste të tjera, kur pushteti i Edi Ramës nuk implikohet drejtpërsëdrejti.

Çfarë bën kryeministri? A e shkarkoi ai kryebashkiaken e Roskovecit?

Pyetja është më shumë retorike. Edi Rama nuk ka shkarkuar asnjë kryebashkiak që është verifikuar me të shkuar kriminale. Ai thjesht ka heshtur që koha të mbulojë llumin me të cilin drejton vendin.

Artikulli paraprakCovid-19 i merr jetën nuses, pak orë pas vjehrrës
Artikulli tjetërPërvoja e një mjeku nga Uashigtoni gjatë pandemisë së koronavirusit