Maturantët protestë para Ministrisë: Provimi i Gjuhë Letërsisë, Tragjikomedi e vërtetë! Asnjë pyetje nga Letërsia

Maturanët kanë dalë në një protestë sot përpara Ministrisë së Arsimit, me pankarta dhe thirrje të fuqishme, ku denoncojnë tezat e provimit të fundit shtetëror që dhanë dhe që do të jenë bazë për studimet e tyre në universitete.

Ata sapo kanë dhënë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, që sipas tyre ishte katastrofë. “Të jepet një lloj rivlerësimi tjetër, tha njeri prej gjimnazistëve protestues. Duam edhe të dimë si është formuluar teza, sepse ishte absurd, pa lidhje”.

Një tjetër gjimnazist ka treguar problemin më thellë: “Gënjeshtra. Tezë katastrofike. Asnjë pyetje nga modeli. Librat që na u dhanë për t’u lexuar nuk ishin përfshirë në test. Pyetje që nuk duhet të binin sepse kishin lidhje me mësimin online (kështu na u tha, por që nuk e mbajtët fjalën); pyetje me aksion. Tragjikomedi e vërtetë, provimi i Gjuhë Letërsisë”.

Një vajzë tjetër tha: “Pyetje që nuk kishin të bënin fare me Letërsinë. Nga lirika e Lasgushit tek epizmi i Homerit! Nuk i prisnim të dyja. Pyetjet logjike nuk ishin fare në lidhje me modelin. Kishte shumë tekste. Kërkojmë të mos penalizohemi pasi na ulin mesataren dhe nuk kapim dot shkollat e larta”, theksoi 18-vjeçarja.

studentet

Artikulli paraprakBE shpall zyrtarisht datën se kur do të hapen kufijtë me vendet e Ballkanit
Artikulli tjetërSi ta “mashtroni” metabolizmin që të djegë më shpejt dhjamin