Matthaus: Goli i Shaqirit, më i bukuri në Euro 2016

“Goli i Xherdan Shaqirit është më i bukuri i shënuar deri tani në Euro 2016”. Vlerësimi për golin e shënuar nga lojtari kosovar në ndeshjen e Zvicrës kundër Polonisë, ka ardhur nga legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus. Opinionin e tij kampioni i botës në vitin 1990 e ka shprehur në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Supergoli i shënuar nga Xherdan Shaqiri, ka rrëmbyer zemrat e të gjithë zviceranëve. Një nga zviceranët e njohur në botë si tensiti Roger Fededer në një postim që ka bërë në profilin e tij ka mbetur i mahnitur nga goli Shaqirit.
Futbollisti shqiptar i Zvicrës e barazoi në 1:1 rezultatin ndaj Polonisë, për t’ua siguruar “helvetëve” kohën shtesë. Në minutën 39, Błaszczykowski ka shënuar golin e avantazhit për Poloninë. Por në minutën 82, Shaqiri ka barazuar rezultatin.
Sfida u mbyll në barazim, dhe pas kësaj u vijua me 30 minuta shtesë. Por edhe në minutat shtesë nuk pati gola në stadiumin e Francës dhe ekipet iu drejtuan pikës së bardhë të penalltive. Rezultati i penalltive ishte 4-5, pasi Xhaka humbi goditjen e tij.

Artikulli paraprakPolonia në çerekfinale
Artikulli tjetërNuk ka favoritë!