Maskat terror në Vlorë, lidhin të moshuarin dhe i grabisin makinën

Dy persona të maskuar kanë grabitur një shtëpi në fshatin Vranisht të Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës së djeshme.
Pas grabitjes, dy personat e maskuar kanë goditur të moshuarin dhe më pas i kanë marrë edhe makinën dhe janë larguar.
Bëhet e ditur se grabitësit kanë hyrë në banesë nga dritarja e tualetit duke e lidhur të moshuarin, ndërsa nën kërcënimin e armës i kanë marrë edhe mjetin.
Autorët e kanë lënë të lidhur të moshuarin, N. Habili, i cili jetonte i vetëm pasi fëmijët dhe pjesëtarët e fëmijës i kishte në Itali. Ndërkohë policia tha se po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët grabitën dhe dhunuan vlonjatin.

maska te armatosur

Artikulli paraprakDosja sekrete e përgjimeve/ Kush është “Xhuxhi” për të cilin flasin trafikantët e drogës?
Artikulli tjetërFletë-arresti për Dakon, Rama nuk lejon prangosjen!