Maskat terror në Thumanë, i vendosin armën në kokë shoferit dhe rrëmbejnë furgonin me banane  

Tre persona me maska dhe të armatosur kanë rrëmbyer një furgon me banane këtë mëngjes në rrethrrotullimin e Thumanës në Fushë Krujë. Me mjete të forta të maskuarit kanë kërcënuar shoferin F.B. 62 vjeç nga Tirana dhe e kanë detyruar të zbresë, duke ikur vetë me të dhe mallin që ishte ngarkuar, arka me banane.

Policia  njoftoi se pasi ka kontrolluar zonën për të gjetur ku u drejtuan “maskat” me furgonin e vjedhur, arritën ta gjejnë automjetin të braktisur në Kurbin.

Polica e Shtetit njoftoi se sot, më datë 30.06.2021, rreth orës 3:45, është paraqitur në ambientet e Policisë shtetasi F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili deklaron se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë orgaizuar punën ku gjatë krehejs së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakMesazhi i fundit i 14 vjeçares që humbi jetën në aksidentin tragjik: Në Shqipëri do të kënaqemi, do jem e lumtur…
Artikulli tjetërPërplasjet brenda PS/ Leli mbyll derën e Teatrit, këshilltarët zhvillojnë mbledhjen në rrugë