Maskat futen në një banesë dhe grabisin një shumë të madhe lekësh

Persona të maskuar janë futur brenda në banesë dhe kanë marrë një shumë parash. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur gjatë natës së djeshme në qytetin e Peshkopisë.

Gjatë momentit të grabitjes asnjë nga anëtarët e familjes nuk ka qenë në shtëpi. Banesa ndodhej pranë spitalit.

Grabitësit kanë marrë paratë dhe janë larguar me shpejtësi.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke sekuestruar kamerat e sigurisë së objekteve përreth por ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre.

grabitje banka

Artikulli paraprakTërmeti i vjedhjes shkatërroi shkollën e rikonstruktuar me 70 milionë lekë në Sukth. Strazimiri: Prokuroria të nisë hetimet
Artikulli tjetërRrëfehet Vuçiç: Edi Rama bashkëpunon me ne, pa na u dashur që të kërkojmë falje për Kosovën!