Masakrohet me shufër hekuri 63-vjeçari në qytetin e Vlorës

Një i moshuar u masakrua me shufër hekuri në mes të qytetit të Vlorës. ABC News ka siguruar pamjet ku tregohet se si autori sulmon 63-vjeçarin. I gjymtuari, 63-vjeçari Mentor Mustafaraj ndodhet i shtruar në spital. Siç shikoni dhe nga pamjet e një kamere sigurie pranë vendit të ngjarjes, ai u qëllua me leva nga një person i maskuar. Ngjarja ndodhi të enjten në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.
Mustafaraj ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në këmbë. Në pamje duket autori me shufër hekuri, duke e goditur të moshuarin derisa rrëzohet. Duhej ndërhyrja e personave të tjerë që maska të largohej. Aktualisht i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Vlorës.
Për këtë ngjarje, policia ka vendosur në pranga Elton Zotajn, 37 vjeç dhe nuk sqaron motivin e ngjarjes. Dhe pse Mustafaraj është i dëmtuar në të gjithë trupin, policia e cilëson akuzën ndaj autorit “Plagosje e lehtë me dashje”. Por thekson se midis të dëmtuarit dhe të arrestuarit ka patur edhe përplasje të tjera të mëparshme. Vetë i plagosuri thotë se autori është lidhje farefisnore e një gjyqtari, i cili e mbron.

Artikulli paraprakPrishet këndi i lojërave ‘7-xhuxhat’, fillon ndërtimi i kullës 25 katëshe
Artikulli tjetërShpërthim tritoli në Krujë, hidhet në erë makina e policit