Masakra zgjedhore/ KAS pranon ankimimet e PD dhe LSI, nesër nis shqyrtimi

Pas dorëzimit të anikimeve nga subjektet politike në lidhje me procesi e zgjedhjeve të 25 prillit, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ vendosi të kaloi për shqyrtim disa të tjera.

Por gjithashtu Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ vendosi të kthejë për plotësim disa prej animimeve.

Kështu, pas verifikimeve, KAS vendosi kalim për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 33, nr. 34, nr. 35, nr. 36, nr. 37, nr. 38, nr. 39, nr. 40, nr. 41, nr. 42, nr. 43, nr. 44, nr. 46, nr. 48, nr. 49, nr. 51, nr. 52 dhe nr. 53 me ankues LSI, PD dhe kandidatatët e propozuar nga zgjedhësit z. Iljaz Shehu, z. Boiken Abazi, z. Kreshnik Merxhani.

Shqyrtimi i këtyre ankimimeve do të fillojë nga dita e mërkurë në orën 09:30 të mëngjesit.

Gjithashtu, KAS ktheu për plotësim kërkesat ankimore të Tahsim Mehmetit, kandidat për deputet në Vlorë dhe Kostaq Papës nga ABEOK që kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.

KAS vendosi po ashtu të mos pranojë për shqyrtim kërkesën ankimore të kandidates së PD, Lediana Fratari për rinumërim të votave për kandidatët në Tiranë.

Artikulli paraprakVideo/ Krimi elektoral para syve të të gjithëve, ja si numëruesit vendosin kryqin në fletët e votimit
Artikulli tjetërKush është i forti i Tiranës që u aksidentua sot për vdekje me motor, i përfshirë në disa krime