Masakra zgjedhore/ Ivi Kaso: PD paraqiti të gjithë provat për Qarkun e Beratit, vendim i KAS i kundraligjshëm!

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso u shpreh se, vendimi i KAS për të mos mbledhur prova nga institucionet për manipulimin e zgjedhjeve është i paligjshëm dhe nuk përmbush pritshmëritë që ka publiku.

Teksa u ndal te vendimi i KAS për qarkun e Beratit, Kaso tha se, PD nuk mund të marrë prova nga institucionet, sa kohë që vetë ato kanë qenë në shkelje, dhe i mbetet KAS që të hetojë mbi pretendimet e ngritura prej tyre.

Deklarata e Ivi Kasos

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, sot me një vendim që ne e quajmë të kundraligjshëm vendosi përsëri të mos marrë provat e kërkuara nga opozita dhe PD, lidhur me veprimtarinë dhe sjelljen e institucioneve, në momentin e përgatitjes së procesit zgjedhor të datës 25 prill, përkundër kjo detyrimit që Neni 137 i Kodit Zgjedhor e parashikon qartë që “Kur këto prova gjenden në disponibilitetin e institucioneve, atëherë është KQZ, në rastin konkret KAS, t’u drejtohet dhe t’i marrë këto prova”.

Sigurisht këto prova që do të zbulonin masakrën zgjedhore të 25 prillit, nuk janë vënë dhe as nuk i vihen në dispozicion opozitës dhe rruga e vetme për t’i administruar ato në procesin ankimor është që vetë KAS-i t’i drejtohet me kërkesë organeve kompetente dhe të marrë të gjithë informacionin e kërkuar nga ana jonë.

Kjo vendimmarrje konstante për të mos administruar provat që ne kërkojmë shkon në drejtim të kundërt të transparencës të procesit zgjedhor dhe në drejtim të kundërt jo vetëm të pritshmërisë, jo vetëm të opozitës, e cila është ankuese në këtë proces por gjithë shqiptarëve dhe gjithë zgjedhësve për transparencë mbi çdo aspekt, ende të errët të masakrës zgjedhore të 25 prillit.

Artikulli paraprakMasakra zgjedhore/ Pas paraqitjeve të provave nga PD, KAS vendos për hapjen e kutive vetëm në 24 qendra votimi në Berat
Artikulli tjetërFotot e skandalit! Kandidati i PS në Berat shpërndau ushqime para zgjedhjeve