Masakra e re në Kryeqytet, i gjithë liqeni i Farkës do të betonizohet

E gjithë sipërfaqja gjelbëruese e liqenit të Farkës që është një nga pamjet më të mrekullueshme që i ka mbetur Tiranës do të betonizohet. Ndoshta brenda vitit. Plani i ri i studimit të Bashkisë e kalon këtë zonë të gjithën për ndërtime.

Parcela të tëra me sipërfaqe të konsiderueshme janë kaluar nga Bashkia nga sipërfaqe të gjelbra në zona ndërtimore. Betoni ka nisur dhe deri tani janë ndërtuar tre komplekse me vila dhe apartamente dhe sipërfaqet e betonit zbresin nga asfalti deri në 5 metra larg nga liqeni.

Me planet e përditshme të ndryshuara të Bashkisë e gjithë zona që rrethon këtë liqen do të kthehehet në betoniere të pastrimit të parave.

Liqeni i Farkës nuk mund ti shpëtojë babëzisë së pushtetit Rama-Veliaj që kanë vendosur ta betonizojnë edhe këtë mrekulli natyrore ashtu sikurse kanë bërë me çdo hapësirë publike dhe ashtu sikurse po pushtojnë edhe liqenin artificial.

Banda në ikje në pushtet po mendon vetëm si të mbushë kuletat e veta nga korrupsioni me shpërdorimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe kthimin e tyre në zona betoni ku pastrojnë paratë e vjedhura shqiptarëve pushtetarët e korruptuar si dhe mafia.

Artikulli paraprakCovid-19/ Nju Jorku shtyn datën e fillimit të vitit shkollor
Artikulli tjetërSkema e korrupsionit, si transferohen paratë e tenderave të fituar nga Igli Gjelishti në llogaritë e Carlo Bolinos