Marina Mbretërore britanike zbarkon në Shqipëri. Gjeneral Xhebexhia: Jeni vendi më paqësor në Ballkan, do trajnohemi me forcat speciale britanike

Për të demonstruar partneritetin mes dy forcave tona të armatosura, dy helikopterë luftarak “Merlin MK4” të Flotës Mbretërore Britanike përshëndetën Tiranën mëngjesin e së dielës. Ky vit shënon 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe Britania e Madhe së bashku me Forcat e Armatosura Shqiptare janë një forcë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon thotë Komandanti i Task Forcës i trupat amfibe në Marinën Mbretërore komandant Sam Stephens.

“Marina Mbretërore është sot këtu, ne jemi pjesë e Grupit Jugor të Reagimit Bregdetar të Mbretërisë së Bashkuar. Grupi përbëhet nga dy anije ndihmëse të Flotës Mbretërore, njëra është në ujërat tuaja sot. Gjithashtu siç dhe ju e patë jemi me helikopterët tanë Merlin MK4 që u ngritën nga anija jonë dhe fluturuan sot mbi Tiranë. Ne po lundrojnë me Mesdheun lindor, jemi këtu për të konsoliduar lidhjen e fortë dhe shumë të rëndësishme që kemi me Forcat e Armatosura Shqiptare e cila shënon 15 vjet në NATO por edhe ne kemi 10 vjet që operojmë ngushtësisht me ju siç është dhe stërvitja e quajtur “Albanian Lion”.

Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia, Komandant i Forcës Tokësore tha se Forcat Speciale Shqiptare po përgatiten intensivisht për stërvitjen e gjerë së bashkë me Forcat speciale britanike, ndër më të fortat sot në botë.

I pyetur nga gazetarët komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral Xhebexhia tha se Shqipëria është një ndër vendet më paqësore të Ballkanit dhe se fokusi është promovimi i vlerave të Forcave të Armatosura Aleate.

Artikulli paraprakPasojat e lëvizjeve demografike/ Gjirokastër, 1 mijë persona të paregjistruar, pa shërbime prej 2 dekadash
Artikulli tjetër“Shqipëria nuk ka dirigjentë”/ Pas intervistës së Drejtoreshës së Operës reagon Afezolli: Papërgjegjshmëri, rrëzon 70 vite punë!