Marco Pjaca është i Juventusit

Marco Pjaca është futbollist i Juventusit. Merkato e shfrenuar e bardhezinjve, ku në orët e fundit kanë bërë një tjetër goditje. Kampionët e Italisë kanë arritur marrëveshjen me Dinamon e Zagrebit për talentin Marco Pjaca. 23 milionë euro është shuma që do të paguajë Juventusi për futbollistin dhe ditën e enjte 22-vjeçari pritet të zbarkojë në Torino për të kryer vizitat mjekësore, si dhe do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, nga ku do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.
Marco Pjaca është një sulmues i jashtëzakonshëm, ku në Kampionatin Europian, u cilësua si një nga futbollistët më të mirë të kombëtares kroate. Mjaftuan vetëm disa paraqitje të mira të tij për të zgjuar vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane, por në fund Juventusi arriti të mposhte konkurrencën. Radhëve të kampionëve të Italisë i shtohet edhe një tjetër element cilësor. Ardhja e Pjacës tek “Zonja e Vjetër” përjashton dhe mundësinë e qëndrimit të kolumbianit Cuadrado për të paktën edhe 1 sezon tek Juventus.

Artikulli paraprakShtyhet firma me Napolin
Artikulli tjetërRio 2016, trajnim për parandalimin e akteve terroriste