Marcello Lippi rikthehet në Kinë

Marcello Lippi do të kthehet në Kinë, por jo për të drejtuar sërish Guangzhou Evergrande. Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja “Corriere dello Sport”, ish-trajneri i Italisë pritet që shumë shpejt të marrë drejtimin e kombëtares kineze. Gjithnjë sipas “Corriere dello Sport”, vendimtar në këtë çështje u bë vetë presidenti kinez, Xi Jinping. Mësohet se Marcelo Lippi do të udhëtojë në ditët e ardhshme drejt Pekinit, për të studiuar detajet e ofertës së Federatës kineze të Futbollit, të cilën e mori gjatë fundjavës së kaluar.
Kampioni i botës me Italinë, në vitin 2006, ka vendosur ta pranojë ofertën shkruan e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”. Lippi deri në vitin 2014 ka drejtuar ekipin kinez, Guangzhou Evergrande. Kurse, së fundi ka punuar te ky klub si drejtor.
Marcelo Lippi do të zëvendësojë në pankinën e Kinës Gao Hongbo, i cili përpara pak ditësh dha dorëheqjen pas humbjeve me Sirinë dhe Uzbekistanin për kualifikueset e Botërorit 2018. Pas këtyre disfatave, përfaqësuesja kineze e sheh veten në vendin e fundit në grupin e saj kualifikues, me vetëm 1 pikë pas 4 ndeshjeve.

Artikulli paraprakRrëfehet Pike!
Artikulli tjetërFlorenzi, gati kontrata “e përjetshme” me Romën