Maradona kërkon stolin e Argjentinës

Diego Maradona kërkon rikthimin tek Kombëtarja Argjentinase. Pas dështimit në krye të stolit të albicelste në Kupën e Botës “Brazil 2010” ku u mund nga Kombëtarja Gjermane me rezultatin e thellë 4-0, El Pibe D’oro kërkon të rikthehet sërish në krye të stolit argjentinas. Dëshira e Maradonës është aq e madhe saqë ka deklaruar se është i gatshëm të mos përfitojë asnjë qindarkë nga puna e tij.
“Paratë nuk janë gjithçka në jetë. Shpesh mediat më cilësojnë si trajner që kërkoj të paguhem shumë. Kjo nuk është e vërtetë. Nëse më cilësojnë si të tillë nuk e di se çmund të thonë për trajner si Mourinho apo Ançeloti, por edhe shumë të tjerë. Dëshiroj shumë t’i rikthehem stolit të argjentinës, të debatoj me gazetarët, të punoj me futbollistët”, u shpreh Maradona,
Pas dorëheqjes së Gerardo Martino, Federata Argjentinase e Futbollit është vënë në kërkim të një trajneri. Ish-kampioni i botës në vitin 1986 shpreson që kanditatura e tij të merret në konsideratë.

Artikulli paraprakKomiteti Olimpik pret vendimin e KAS
Artikulli tjetërGomez largohet nga Turqia për shkak të situatës politike