Mandzukiç tek Barcelona?

Mario Mandzukiç, sulmuesi i Juventusit, gjatë kësaj vere mund të transferohet te Barcelona. Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, është në kërkim të një sulmuesi, i cili do t’i ndihmonte treshes Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez. Sipas të përditshmes sportive katalune, “Mundo Deportivo”, në listën e Luis Enriques është sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukiç. Ky i fundit pritet të largohet nga Juventusi pas transferimit të Gonzalo Higuainit nga Napoli.
Përveç kroatit, Barcelona ka edhe shtatë kandidatë për sulmin. Fjala është për: Carlos Bacca (Milan), Lucas Pérez (Deportivo), Mario Gomez (Fiorentina), Alexandre Lacazette (Lyon), Jonathan Soriano (Salzburg), Gabriel Jesús (Palmeiras) dhe Kevin Gameiro (Sevilla).
Ndërkohë, Jose Mourinho dëshiron Fabinhon e Real Madridit. Mbrojtësi i djathtë i Monacos, Fabinho, është duke u kërkuar me ngulm nga Jose Mourinho, raporton “Globoesporte”. Matteo Darmian, i cili u transferua në “Old Trafford” sezonin e kaluar, ka dështuar të lërë gjurmë në sezonin e tij të parë te Unitedi, kjo ka bërë që Jose të kërkojë për një tjetër mbrojtës të djathtë. Trajneri i Djajve të Kuq e njeh shumë mirë Fabinhon, me të cilin ka punuar te Real Madridi – Fabinho ishte pjesë e akademisë së “Los Blancos”. Sipas “Globoesporte” tashmë kanë nisur bisedimet mes Unitedit e Monacos për transferimin e 22-vjeçarit në “Old Trafford”.

Artikulli paraprakXhaka debuton me Arsenalin
Artikulli tjetërJanuzaj tek Milani?